Urdhri
Gruaja e dhunuar, në prani të kamerave në Gjykatën e Tiranës, Pembe Metaliaj, është marrë në mbrojtje nga policia. Ajo do të qëndrojë në shtëpinë e saj së bashku me vajzën, deri në një vendim të gjykatës për divorcin e saj, me të shoqin Blerim Metaliaj. Sipas ligjit, ai nuk duhet t’i afrohet banesës së saj më afër se 1 kilometër. Një inspektor policie do të jetë në kontakt me gruan, nëse asaj i cenohet liria apo siguria.
Burri dhunues u arrestua nga policia në flagrancë për ushtrim dhune, ndërkohë që prokuroria nxori edhe urdhrin e ndalimit për të. Pas ekzaminimit mjekësor të gruas së tij, rezultoi se ajo kishte dëmtime të rënda në njërin sy. Ky ekzaminim mjekësor është një provë për ta mbajtur atë në burg për një afat që do të përcaktohet nga Gjykata e Tiranës të premten e kësaj jave. Ngjarja e dhunshme ndodhi në ambientet e Gjykatës së Tiranës të martën.