Vendimi
Universiteti Europian i Turizmit nuk ka më licencë si shkollë e lartë. Këshilli i Ministrave, me një projektvendim të Ministrisë së Arsimit, ka miratuar heqjen e licencës së kësaj shkollore. Sipas vendimit, ky universitet nuk mund të hapë as programe të reja studimi.
Studentët që kanë nisur studimet do t’i mbyllin ato sipas rregullave dhe legjislacionit në fuqi. Qeveria miratoi dje heqjen e licencës shkollës së lartë private “Universiteti Europian i Turizmit”, si dhe të lejeve për hapjen e programeve të studimeve në zbatim të saj. “Shkolla e lartë private, Universiteti Europian i Turizmit, duhet të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për përfundimin e studimeve të filluara për të gjithë studentët që janë të regjistruar në këtë institucion, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi”, thuhet në vendim.