Assange eshte i burgosuri me i ri ne nje ambasade


Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, ka ironizuar sot presidentin amerikan, Barack Obama, i cili përkrah lirinë e shprehjes në Lindjen e Mesme, ndërkohë që ndjek penalisht organizatën e Assange.


Përmes internetit, nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, Assange ka deklaruar se përvoja e tij është dëshmi se Obama ka bërë më shumë në “kriminalizimin e lirisë së shprehjes se çdo president tjetër amerikan”. Video linku ishte një takim i organizuar nga Ekuadori, në kohën kur liderë botëror po mbajnë fjalimet e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


Assange është duke qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit që nga qershori, duke iu shmangur ekstradimit në Suedi, ku përballet me akuza për dhunim dhe ngacmim seksual. Ai thotë se rasti i Suedisë është pjesë e një komploti të orkestruar nga Washingtoni, për ta detyruar atë të dalë në gjyq në Shtetet e Bashkuara.


Wikileaks ka publikuar me mijëra sekrete të kabllove diplomatike amerikane, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme.


27 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)