Regjisori i filmit anti-islamike, që nxiti reagime dhe trazira të dhunshme në botën myslimane, është mbajtur në paraburgim, pas një seance dëgjimore.


Nakoula Basseley Nakoula është hetuar për shkak të shkeljes së lirimit me kusht, pasi ishte lëshuar nga burgu në vitin 2011 për mashtrim bankar. Gjatë kohës së lirimit të tij me kusht, Nakoula e kishte të ndaluar futjen në internet apo përdorimin e ndonjë pseudonimi, pa lejen e zyrtarëve.


Nakoula, një i krishterë me origjinë nga Egjipti, kishte qëndruar i fshehur, pasi u zbulua se ai ishte personi që qëndronte prapa filmit privat “Pafajësia e Myslimanëve”, reagimi ndaj të cilit solli vrasjen e ambasadorit të SHBA në Libi dhe dhjetëra të vrarë të tjerë në trazirat që përfshinë botën arabe pas shfaqjes së tij.


Filmi ishte dubluar dhe postuar në You Tube, duke shkaktuar zemërim të madh në botën myslimane, për shkak të portretizimit fyes që i bënte Profetit Muhamed.

28 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)