Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar ditën e sotme një manifestim në formë proteste përpara Ministrisë së Bujqësisë. Me këtë rast, 10 akademikë të njohur, në shenjë proteste dogjën gradat shkencore për të treguar zhvlerësimin që qeveria po u bën çdo ditë e më tepër.


Ata u shprehën se teserat e PD janë bërë më të vlefshme se sa doktoraturat e tyre dhe se Berisha me politikën e tij ka shkatërruar elitën akademike duke veshur me militantizëm gjithçka.


Ndërkohë, akademikët të cilët në mënyrë demonstrative kanë djegur gradat e tyre shkencore më protestën e zhvilluar para Ministrisë së Bujqësisë kanë deklaruar se do t’i bashkëngjiten Aleancës Kuq e Zi.


1 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)