Në ditën e dhjetë të grevës së urisë, një tjetër ish-i përndjekur ka lënë sot grevën për shkak se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë. Grevisti Petrit Lipo është dërguar me urgjencë në spitalin ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, gjatë mëngjesin e sotëm.


Ndërkohë, ky është rasti i dytë kur grevistët detyrohen të largohen nga greva e urisë, për shkak të problemeve shëndetësore, nisur edhe nga mosha e madhe e tyre. Një ditë më parë 56-vjeçari Llazi Koçi ka lënë ambientet e grevës, për të marrë ndihmën e parë në urgjencën e QSUT.


Greva e urisë e ish-të përndjekurve nisi më 22 shtator dhe shkak i saj, sipas ish-të persekutuarve politikë u bënë premtimet e pambajtura nga ana e qeverisë lidhur dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut të kësaj shtrese të vuajtur.


Sipas ish-të përndjekurve politikë, qeveria ka abuzuar me gjendjen e tyre, e cila aktualisht paraqitet tepër e rëndë, ndërkohë që dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar nga ana e qeverisë.

1 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)