Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Lushnjës. Paraprakisht mësohet se një makinë ka përplasur 2 motoçikleta, në të cilat udhëtonin 4 persona.
Aksidenti i rëndë ndodhi në dalje të fshatit Karbunarë, ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit me targa AA310EL, tip “Audi” ka humbur kontrollin duke përplasur dy motoçikletat. Makina si pasojë ka rënë në kanal, ndërkohë që drejtuesi i saj është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident, ndërkohë dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Lushnjes për marrjen e ndihmën e parë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe kapjen e autorit.
1 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)