Kurset profesionale
40 për qind e personave që përfundojnë kurset profesionale pranë qendrave publike të formimit profesional punësohen menjëherë. Kjo shifër vjen nga Ministria e Punës, sipas së cilës synimi i këtyre qendrave është integrimi i punëkërkuesve të papunë në tregun e punës. Zv.ministri i Punës, Kastriot Sulka, mori pjesë në certifikimin e një prej këtyre kurseve, ku tha se 90 për qind e tyre janë të rinj ndërsa një pjesë e mirë kanë përfunduar edhe arsimin e lartë. “Ngritja e kabineteve dhe kurseve të tilla inovatore, si instalimi dhe riparimi i kondicionerëve, paneleve diellore, ashensorëve, etj., u përgjigjen kërkesave të nevojave që ka tregu i punës sot nëpërmjet përgatitjes me aftësitë e nevojshme të specialistëve në këto fusha”, tha Sulka.
Në vend funksionojnë 10 qendra publike të formimit profesional, ku çdo vit drejtohen 10 mijë persona.