Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë masën e pezullimit nga detyra për sot gjyqtarin e Durrësit, Neritan Tabaku me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, pasi nxori nga burgu vrasësin Ilir Xhakja.


Vendimi për pezullimin nga detyra të gjyqtarit vjen pak ditë pasi inspektorët e KLD-së nisën verifikimin e dosjeve penale të Ilir Xhakjes, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj, shef i komisariatit të policisë së Shijakut, dosje në të cilën u hasën parregullsi procedurale.


Kjo masë disiplinore e marrë ndaj Tabakut i hap rrugën prokurorisë për të nisur një hetim ndaj tij për shpërdorim detyre, pasi ai nuk zbardhi vendimin e dhënë nga prokuroria që e kishte dënuar me 21 vite burg Ilir Xhakjan me akuzën e vrasjes, duke sjellë kështu lirimin e tij.

5 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)