Një vrasje e vjetër në Përmet

Nga rrëfimi i një dëshmitari të jashtëzakonshëm

FATOS BAXHAKU

Shqipëria, që doli nga 28 Nëntori i 1912-s duhet të ketë qenë një vend fort i ngatërruar. Mbeturina armatash dikur të lavdishme, patriotë që luftonin me mish e me shpirt për një Shqipëri më në fund më vete, por edhe katundarë e hoxhallarë që thërrisnin “Dum Babën, dum Babën”, të krishterë që mësonin shkrimin e këndimin shqip, por edhe të tjerë që valëvisnin në rastin më të parë flamurin bardhekaltër të Greqisë, ushtri të huaja që hynin e dilnin si pa të keq, duke vrarë e plaçkitur, pastaj mjerim, injorancë, skamje…

Ndoshta për ne, shqiptarët e mijëvjeçarit të tretë, është e vështirë ta marrim me mend se çfarë barre të rëndë kishin marrë mbi supe ata burra që besuan deri në fund ëndrrën e të bërit shtet shqiptar. Për fat, kujtimet e ndonjërit prej tyre kanë dalë në dritë këto vitet e fundit. I tillë është rasti i Spiro Kosovës, dëshmitar aktiv i ngjarjeve kryesore historike nga 1912-a e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Spiro Kosova është në fakt, emri i dytë i Spiro Naqes, që kishte lindur në Kosovë të Përmetit në maj të 1885-s. Që i ri emigron në fillim në Stamboll dhe më pas në SHBA. Sapo mëson shpalljen e Pavarësisë kthehet në Shqipëri, ku nis një kalvar të gjatë. Ishte drejtori i shkollës së parë shqipe në Kaninë. Më pas burgoset nga rebelët e Haxhi Qamilit. Pastaj e shohim në krye të çetave (bandave, sikurse i quan ai) patriotike në luftë kundër rebelëve, por edhe kundër andartëve grekë. Detyrohet të arratiset në Misir, pastaj rikthehet, sërish në krye të çetave, bëhet për disa kohë nënprefekt i Kolonjës, pastaj largohet, sepse hyn në konflikt me italianët, delegat i Kongresit të Lushnjës, përkrahës i Fan Nolit në ngjarjet e qershorit 1924, organizator i kryengritjes së Dukagjinit më 1926-n, më pas sërish në arrati deri më 1938-n. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore nëpunës nga Veriu në Jug, deri prefekt i Beratit. Kosova u pushua nga puna nga Xhafer Deva, asokohe ministër i Brendshëm i qeverisë kuislinge, i dyshuar si “i lidhur me partizanët”. Pas 1944-s nuk pati fat më të mirë, në fillim u internua, më pas u pa me dyshim dhe u la në harresë. Kjo gjendje e dëshpëruar e çoi deri në tentativën për vetëvrasje. Kujtimet që i shkroi në vitet ’60, i hodhi mbase që t’u kujtonte të tjerëve se dikur kishte qenë dikushi, kishte qenë një njeri që kishte dhënë për këtë vend. Por, sikurse ndodh shpesh në jetë, mosmirënjohja tashmë kishte fituar mbi meritat.

 

Përmeti i Luftës së Parë

Më 1917-n, administrata ushtarake italiane ishte shtrirë deri në Përmet, Ersekë e Leskovik. Në fillim popullsia vendase, sidomos ajo myslimane, i priti mirë ushtarët e ardhur nga matanë detit. Në krahasim me terrorin që kishte pësuar nga andartët grekë, ky pushtim dukej një përpjekje e ndrojtur për t’iu kthyer normalitetit. Kishte edhe një rrethanë tjetër, e cila në periudhën e parë të pushtimit italian e qetësoi popullsinë, kjo ishte buka. Gruri për një pjesë të Jugut të Shqipërisë vinte nga Italia në Sarandë. Furnizimi i përcaktuar ishte katër kilogramë grurë për frymë në muaj. Myftarët (kryepleqtë) mblidhnin sipas listave që kishin, katër lireta për çdo kilogram, me të cilin blihej sasia e muajit pasardhës.

Italianët, sikurse edhe austro-hungarezët, i ruajtën çetat e shumta shqiptare, që kishin mbetur ende të armatosura. I vunë nën urdhrat e tyre, u lidhën pagë, i armatosën më tej, i ushqyen dhe i përdorën në luftime. Një nga këto ishte edhe ajo që, prej disa kohësh, kishte për komandant Spiro Kosovën. Fati, që sikurse e pamë, për Spiron nuk ishte edhe aq i mbarë, e deshi që kapedani ynë të grindet keq me një “tenente” italian. Çështja i bëhet e ditur gjeneralit italian në Përmet dhe Spiron e bëjnë gati për ta pushkatuar, pa u bërë më parë kurrfarë gjykimi. Mirëpo, para do kohësh, Spiro dhe çeta e tij kishin strehuar dhe ushqyer një kapiten italian së bashku me zonjën e tij. Një mareshal italian, mik i Spiros, lajmëron menjëherë gruan e kapitenit, kjo të shoqin dhe ky gjeneral Piaçentinin, komandantin e përgjithshëm të fuqive italiane në Shqipëri. Spiro i shpëtoi plumbit. Për të u bë një gjyq i rregullt nga ku doli i pafajshëm. Porse ndërkohë komandant i çetës së tij ishte bërë një tjetër. I fyer, Spiro tërhiqet në jetën e tij private në Përmet. Pikërisht në këtë kohë ka rast të bëhet dëshmitar i ngjarjeve që çuan më pas në masakrimin e Atë Stath Melanit, priftit ortodoks që meshonte shqip dhe që nuk u bindej urdhrave të Patrikanës së Stambollit.

 

Masakrimi i një prifti patriot

Më 1917-n, Atë Stath Melani ishte 60 vjeç. Ai, ndryshe nga shumë kolegë të tij, ishte dorëzuar prift në SHBA. Pastaj ishte kthyer në Atdhe për të drejtuar, së bashku me të birin Manthon, një çetë të armatosur antiosmane, por edhe kundër bandave plaçkitëse greke. Më 1914-n shkoi sërish në SHBA. Më 1917-n, pak para se të vritej, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Përmet. Atë Stathi, Spiro Kosova, Koço Tase, Viktor Plumbi, Dhimitër Kacimbra dhe të tjerë përfaqësues të të krishterëve të Përmetit, përbënin atë pjesë patriotike që ishte për meshimin në gjuhën shqipe dhe për ruajtjen e simboleve kombëtare të shqiptarëve. Shumë shpejt ranë në konflikt të ashpër me krahun tjetër, me ata që përkrahnin synimet territoriale, gjuhën dhe kulturën greke. Këta Spiro i përfshin me një fjalë të vetme: “grekomanët”. Këta, me sa duket, asokohe kishin fort ndikim.

Pas një feste të organizuar nga italianët në oborrin e shkollës, ku drejtori Vasil Dhaskali e mbajti fjalën e tij në greqisht, teksa nxënësit valëvisnin flamurkat greke, acarimi mes dy grupeve doli sheshit. Spiro dhe të tjerët vendosin të përzënë nga Përmeti Papa Stavron, dhespotin mbrojtës të grekomanëve. Me një dokument të falsifikuar arrijnë të hyjnë në metropoli dhe të përzënë dhespotin. Qëllimi ishte zëvendësimi i tij me Atë Stathin, i cili do të fillonte meshat në shqip. “Viktor Plumbi dhe unë – shkruan Spiro – e kapëm nga krahët dhe e shpumë deri te dera e zyrës. Këtu Papa Stavroja hapi krahët dhe u mbajt në të dyja anët e derës me një fuqi të jashtëzakonshme sa nuk mund ta luanim. Atëherë Kacimbra mori yrysh dhe i futi një shkelm të fortë nga prapa kurrizit, sa i krisën kockat dhe u rrokullis teposhtë shkallëve…”.

Spiro dhe të tjerët gjetën në mjediset e mitropolisë disa manifeste ku bëhej thirrje e hapur për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë dhe një letër ku dhespoti i Korçës i shkruante Papa Stavros të bënte durim se “do të rikthehet koha e bashkimit me Greqinë mëmë”. Menjëherë pas kësaj italianët e arrestuan Papa Stavron dhe e mbyllin në Burgun e Gjirokastrës. U dënua me pesë vjet burg. Nuk kaloi shumë kohë dhe prifti i moshuar dha shpirt në qeli.

Fundi i kësaj historie është rrëqethës, ndonëse i shkruar me gjak të ftohtë nga dëshmitari ynë: “Mbas vdekjes së Papa Stavros, paria ortodokse e Përmetit, me iniciativën e Mantho Buxhukut nga Leusa (sikurse kam dëgjuar), kishin vendosur të hakmerreshin kundër një patrioti shqiptar dhe, si më të përshtatshëm, kishin zgjedhur Atë Stath Melanin, (prift për prift). Më parë ishin marrë vesh me një farë Josif Suropulli, i cili ndodhej në arrati qysh në ikjen e grekëve prej vendit tonë. Në rastin kur Atë Stathi do të bënte një udhëtim për në Shqeri, paria grekomane e Përmetit mori vesh për këtë udhëtim dhe menjëherë lajmëroi Josifin të ishte i gatshëm në pritë. I njoftuan këtij datën e udhëtimit dhe drejtimin e rrugës nga do të kalonte. Josifi me shokët e vet e bënë planin se ku duhej bërë prita dhe në befasi e qëlluan për vdekje. Njëkohësisht i prenë edhe kokën të ndjerit Atë Stath Melani dhe ia shpunë në Greqi për të vërtetuar përmbushjen e hakmarrjes për Papa Stavron nga ana e grekomanëve…”.

Duhej të kalonin katër vjet që të bëhej realitet dëshira e Atë Stathit të martirizuar. Për herë të parë në Korçë mesha në shqip është dhënë nga Atë Vasil Marko, edhe ky i ardhur nga Amerika, të Premten e Zezë të Pashkëve të vitit 1921. Edhe këtë herë është protagonist Spiro Kosova, i cili, i ndihmuar nga ushtarakët Kolë Gjoni, Sami Koka dhe nga i famshmi Osman Gazepi, me pistoleta në dorë, të kundërshtuar nga të gjithë, mitropolia, qeveria, prefektura, xhandarmëria, por të mbështetur nga besimtarët e thjeshtë, i hapën udhën Atë Vasilit drejt të parës meshë shqipe në Kishën e madhe të Shën Gjergjit. Që prej asaj dite e deri në njohjen e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, më 1937-n, Atë Vasili vazhdoi të meshojë në shqip.

(Për këtë shkrim u përdorën materiale nga: Marenglen Verli, Shqipëria e viteve 1912-1964 në kujtimet e Spiro Kosovës, Vëllimi I, Tiranë 2008).

Autor te 5 Tetor 2012. 100 Vjetori i Pavarësisë, Historia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • ahmet hallvaxhiu

    Falenderojme Zotin Baxhaku per kete shkrim ku permendet edhe kleriku patroin At Stath Melani.
    Ne vitin 1967 kam qene ushtar ne Brigaden e Permetit(quhej brigada e gjashte) ku morem edhe nje marshim te gjate-ne kembe,deri ne Malin e Postenanit(atje kishim baterite e topave Obuz,122 mm.brenda ne tunele,me objektiv gati per qitje,ku predhat mund te godisnin objektivat deri ne thelles te tokes greke.Ne anen greke,provokatore,vinin verdalle pasi mbahej kongresi “Vorio Epirit“ndaj edhe reparti yne ishte ne gjendje gadishmerie)Udheheqesi shqiptar i kohes,mbajti fjalimin historik ku monarko-fashistet greke,qe lihnin si qeni ne henez, te zgjebosur edhe me bishtin perpjete,akoma kerkonin te merrnin toka shqiptare..!
    Pra gjate marshimit per ne Postenanin e blinduar,rruga kalonte neper fshatin thuajse te braktisur MELAN. Buze rruges kambesore,shohim nje lapidar me gure per At Stath Melanin,te masakruar nga greket dhe grekofilet.! Kemi vendosur nje buqete me lule te fresketa,mbledhur ne shpatet e Melanit,u perulem ne shenje respekti e dashurie per kete patriot se meshen desheronte ta thoshte ne gjuhen shqipe-jo greke.! Respekt, Ing.Ahmet Hallvaxhiu

  • Arber

    Ju redaksia e kesaj gazete jeni kelyshet e saliut dhe te janollatosit pa dhe hiqni shkrimet me vlere, mbani ata qe doni dhe kjo ndodh vetem aty tek ju ne shqiperi pa terhiqen zvare more te mjere. Shume shtrenjt qenkeni paguar kesaj here nga asfalia greke. Them keshtu se nuk doni te shikoni realitetin ne sy, sepse nuk pranoni mendimin ndryshe

  • priro

    mqlrnhmcvxbgt

  • piro

    eee cna gjeti me keta pseudonacionalistet sa jane njers te thjeshte ta mbushin mendjen se jane patriote te medhenje nuke llene raste e momente per tu hequr si patriot dhe shume raste ja kane dale por cfare natrgone hstoria se shume nga keta qe kane qene dhe te pasurit e vendit dhe cfare kane bere mbasi kane marre pushtetin eeeee jane treguar me te kqinje se pushtuesit shime harbuter ciniker te pa bese te pa moralshem me tradhetar nga te part me barbare se si duket e ka fajin rraca ja ti shohim pak me kujdes nga koha turkut 14 kryeminisra shqipetar por ketu ne vend kushe ishte ne drejtim shqipetaret ata shtypnin me keq se turqit po mbas turqeve kushe morri drejtimin e vendit ne shqiptaret si edrjtuam vendin akoma me keqe shihni pake ndryshimet midis atyre te atyre viteve me keta te sotshmit mendoni se ka ndryshim jo re jo ctha nano per priftin grek per ata greket e keqinj po berisha cfare tha per greket se ata na bene 97 ten cpo benetani me detin e mr te tjera pa shih pak thacin po ali ametin por shih kta te djathtet si per shembull balli legaliteti e ku di une pse se hapin gojen per problemin e kufijve se keta te majtet jane intrrnacionaliste keta se kane shume probleme tradhetine dhe harbutllekun njesoje jane pa ndryshim te gjithe nje rracejemi mjere si ne

  • Ahmeti

    Shihni si sillen para ligjit-gjykates dhe permbaruesve,prifterinjte-puthadore te Greqise se Janullatosit-ata qe shiten eshtrat e femijeve e njerezve te Kosines sikur te ishin te ushtareve greke te vrare…!
    E Janullatosi,perpos perdhosi kishen autoqefale te Shqiperise,tani hedh balte edhe ndaj historianit shqiptar me permasa boterore si Kristo Frasheri..!
    Largohu sa nuk eshte vone o Janullatos shqiptarofobi i Athines..!

  • adi

    Po e vertete eshte qe At Stath Mrlani eshte vrare nga Josif Seropulli.Josifi ishte me origjine Arumun,ose sic i themineve Velleh ,ose Coban,ai kishte zene prite,siper Ures se Katiut,Ura e Katiut per sqarim ndodhet te ujerat termale ,llixhat,ne Benje Permet,siper ures eshte e perpjete e fshatit Lipivan,dhe ne te majte te conte rruga ne Melan,ne fshatin e At Stathit,Neve nga ato ane i kendojme dhe sot kenge per At Stathin,
    Erdhe nga amerika,
    ne Permet,
    brenda ne metropli.
    At Stath o nga Melani
    ete tje…!