Makinat elektrike, më të dëmshme për ambientin

Teknologjia

Ndryshe nga opinioni i përgjithshëm që thotë se makinat elektrike mund të shpëtojnë qytetet nga tymi i naftës dhe benzinës, një studim i kryer në Norvegji doli në rezultatin se këto lloj makinash janë në fakt më kërcënuese dhe më të dëmshme për ambientin se sa ato konvencionalet që punojnë me naftë apo benzinë. Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Norvegjisë doli në konkluzionin se prodhimi i makinave elektrike do t’i shkaktojë botës më shumë ndotje se sa makinat tradicionale. Studimi vuri në dukje se emetimet e gazrave serë rriten ndjeshëm në rast se qymyri përdoret për të prodhuar elektricitetin që duhet të vendosë në lëvizje makinat, ndërkohë që prodhimi i makinave elektrike sjell shumë më tepër mbetje të dëmshme se sa prodhimi i makinave të tjera. Gjithsesi, në disa raste, makinat elektrike mund të kenë kuptim.

Skuadra e kërkuesve analizoi ciklin e jetës dhe impaktin mjedisor të makinave konvencionale për ta krahasuar me makinat elektrike. Në thelb ata vlerësuan se si prodhimi, përdorimi dhe eliminimi final i makinave, dëmton ambientin. Makinat elektrike kërkojnë materiale shumë më ndotëse se sa makinat konvencionale, të tilla si nikeli, bakri dhe alumini. Impakti nga acidifikimi është shumë më i lartë, thonë studiuesit. Vetëm prodhimi i makinave elektrike shkakton mjaftueshëm ndotje para se këto makina të dalin në rrugë. Por në rast se elektriciteti që përdorin këto makina prodhohet nga burime me emision të ulët karboni si energjia bërthamore apo hidrocentralet, atëherë rezultati është pozitiv dhe në terma afatgjatë, ka kursime në sasinë e emetimeve ndotëse të hedhura në natyrë.

Autor te 6 Tetor 2012. Teknologji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry