Parlamenti Rinor ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste më datë 7 tetor, një ditë para fillimit të vitit të ri akademik, kundër asaj që e ka quajtur korrupsion në arsim. Protesta do të zhvillohet në orën 11:00 në qytetin e Tiranës, përballë Universitetit Politeknik të Tiranës.
“Një protestë me butafori dhe revoltë ndaj fenomenit të mitmarrjes në shkëmbim të notës”, thuhet në njoftimi e shpërndarë për mediat nga Parlamenti Rinor.
6 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)