Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga autoritetet portale italiane në portine Barit, brenda një kamioni që kishte mbërritur në vendin fqinj me një anije nga Shqipëria.
Sipas autoriteteve italiane, lënda narkotike, e cila mendohet të jetë rreth 600 kg, ishte e destinuar për t’u shpërndarë dhe shitur në vendin fqinj dhe vlera e saj është rreth 4,5 milionë euro.
Sasia e madhe e drogës ishte fshehur në pjesën e poshtme të kamionit dhe pas zbulimit të saj policia italiane ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili është një shtetas shqiptar rezident në Itali, që u dërgua më pas në burgun e Barit nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)