Në seancën e sotme gjyqësore për demostratën e 21 janarit, ku persona humbën jetën përpara Kryeministrisë, është dëgjuar dëshmia e gardistit Nasim Bruci. Gardisti mohoi të ketë qëlluar ditën e 21 Janarit. “Kam qëndruar në makinën ku ishte armatimi i gardës. Kam parë njerëz që gjuanin me gurë dhe gardistë të plagosur”, ka deklaruar Bruci përpara trupit gjykues. Në seancën e sotme ishte parashikuar dhënia e dëshmisë së Pjerin Ndreut dhe deputetit socialist Tom Doshi, por të 2 personat nuk u paraqitën.


10 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)