Deklaratat


Athina jep qëndrim të ri për paktin


Zgjidhja e kufirit detar sipas shtetit grek duhet të zgjidhet sipas ligjeve dhe të drejtave ndërkombëtare. Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Greqisë, Gregori Delavekuras në konferencën për shtyp ka hedhur në dritë qëndrimin grek, duke lënë të nënkuptohet se nuk mund të ketë një pakt të ri dhe se përplasja mes Shqipërinë, tashmë zgjidhet vetëm mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare. “Në mjedisin e ri të miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë, që është formuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, është e rëndësishme për të adresuar direkt, me vullnetin e duhur politik, problemet kronike dhe çështjet e pazgjidhura që ekzistojnë, duke i dhënë përparësi zgjidhjes së delimitimit të marrëveshjes së zonave detare midis dy vendeve”, është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, duke theksuar se “adresimi sa më parë i kësaj çështjeje kërkon vullnet politik”.


Më tej Delavekuras theksoi se “zgjidhja sa më parë e marrëveshjes së ujërave detare me Shqipërinë do të ishte një hap vendimtar drejt forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe garant për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë rajonin”. Zëdhënësi vlerësoi se vizita e javës së shkuar e ministrit të Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, ishte një vizitë e suksesshme. “Dëshira e qeverisë greke dhe ministrit të Jashtëm, Dimitris Avramopulos është për të inauguruar një shtysë të re në marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe për të krijuar kushtet për bashkëpunim strategjik me këtë vend, në të gjitha nivelet”, tha Delavekuras.