Kombëtarja e vogël e drejtuar nga Foto Strakosha të premten ka humbur me rezultatin e pastër 3-0 përballë Italisë. Sot ekipi jonë U-19 do të luajë kundër Belgjikës, në një ndeshje ku duhet të fitojë me patjetër për të arritur kreun e grupit. Belgjika ndodhet e dyta në renditjen në grup, pasi ka fituar në datën 12 tetor përballë Bjellorusisë me rezultatin minimal 1-0. Ndeshjet po luhen në dy stadiume, në “Loni Papuçiu” të Fierit dhe atë “Flamurtari” të Vlorës. Sot do të luhet edhe ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Italisë dhe Bjellorusisë, sfidë që luhet në Fier. Gjithashtu pritet një paraqitje tjetër e të besuarve të Strakoshës, të cilët duhet të korrigjojnë gabimin e dy ditëve më parë për të arritur kualifikimin në Grupin 7 për Kampionatin Europian për moshat U-19. Ndërsa në formacion nuk pritet të ketë shumë ndryshime.