Koka e Ajshe Vatës, vajzës shtatzënë të masakruar vetëm pak metra larg shtëpisë së saj, është tërhequr nga morgu i spitalit të Durrësit nga gjyshi i saj. E vendosur në një arkivol të vogël, pjesa tjetër e trupit ka udhëtuar për t’u kthyer sërish në shtëpinë e saj, ndërsa mësohet se familjarët kanë vendosur ta varrosin pranë trupit, por nuk dihet ende nëse do të ketë ceremoni të tjera familjare përkujtimore për 18- vjeçaren.


Ndërkohë raporti mjeko-ligjor ka dëshmuar se vrasja e viktimës ka ardhur si pasojë e të shtënës me armë zjarri. Në çastin që asaj i është prerë koka, ka qenë pa jetë dhe nuk e ka përjetuar këtë akt makabër, që sipas Norjes, ia kishte sugjeruar vetë atij për të vështirësuar identitetin e saj. Plumbi, sipas burime nga grupi hetimor, kishte dalje në syrin e majtë.


Në trup vajzës iu gjetën veshje që i kishte dhuruar Shaban Norja, i cili ka deklaruar se pas dhunimit të parë seksual, vajza e vazhdoi me vullnetin e saj raportin me të, gjë që vazhdon të vihet në dyshim nga grupi hetimor i çështjes. Më herët analizat e ADN-së konfirmuan se i moshuari ishte babai i fetusit 11 javëshe që vajza mbante në bark.


15 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)