Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës, Radovan Karaxhiç, parashihet që sot të fillojë mbrojtjen e tij ndaj akuzave për gjenocid dhe mizori të tjera në Gjykatën për Krime të Luftës në Hagë.
Radovan Karaxhiç, i akuzuar për gjenocid lidhur me masakrën e afro 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995, thotë se nuk është fajtor lidhur me akuzat. Procesi gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Hagës ka filluar në vitin 2009. Tashmë gjykata e ka hedhur poshtë një kërkesë të tij për proces të ri.
Karaxhiçi ishte arrestuar në vitin 2008, 13 vjet nga koha kur ishte akuzuar për orkestrimin e mizorive serbe gjatë luftës në periudhën 1992-‘95 në Bosnjë Hercegovinë.
16 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)