Lideri i opozitës ruse, Sergei Udaltsov është liruar me kusht nga policia, pasi është ngarkuar me akuzat për komplot për të krijuar trazira në masë.
Udaltsov i ka mohuar të gjitha akuzat dhe iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të intensifikojnë protestat e tyre kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
Rasti penal kundër Udaltsovit fokusohet në akuzat e transmetuara në një dokumentar në televizionin NTV, ku thuhet se ai ka marrë paratë dhe urdhra nga një aleat i presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, një kundërshtar i Moskës, për të shkaktuar trazira në Rusi.
Hetuesit kanë thënë se janë duke bërë hetime mbi akuzat se Udaltsov, i cili është i majtë, ka planifikuar “akte terroriste” në Rusi. Udaltsov u lirua nën kushtin që të mos largohet nga Moska.
18 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)