Kurthi, Asllan Patrioti u arrestua për mashtrim sapo shau Berishën

Apelimi – Një ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi shpërndarjen e grevës, ish të përndjekurit e ngujuar do të apelojnë vendimin e shkallës së parë

Mbështetja – Koordinatori i grevës, Skënder Tufa, sqaroi se në mbështetje të grevistëve është ofruar Komiteti i Helsinkit, që ka vënë një përfaqësues ligjor

Arrestimi – Patrioti është vënë në pranga pas një prononcimi publik, ku akuzoi qeverinë për mosplotësimin e kushteve për dëmshpërblimin

Denoncimi – “Berishës i bëj thirrje të ulët në negociata, ndryshe do të ketë kufoma. Na dha fjalën e malësorit, por nuk e mbajti”

Hetimet

Prokuroria dhe SHKB-ja bashkëpunuan për ndalimin e koordinatorit të grevës

“Do të bëjmë rezistencë. Kryeministri paska dëshirë të shikojë gjak dhe gjak do të ketë. I bëj thirrje të ulet në negociata, ndryshe do të ketë kufoma. Na dha fjalën e malësorit që do e linte grevën të vazhdonte, por dha vendimin për moslejimin e saj”. Menjëherë pas kësaj deklarate, të lëshuar mëngjesin e së mërkurës pranë çadrës ku qëndrojnë prej 28 ditësh në grevë urie disa të ish të përndjekur politikë në kohën e diktaturës, koordinatori i grevës së ish të përndjekurve politikë, Asllan Patrioti, është arrestuar nga forca të shumta policore. Inspektorë të SHKB-së i kanë kërkuar një sqarim 58-vjeçarit, duke e shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në këtë institucion i kërkuan që t’i bëjnë një kontroll fizik, ku i kanë gjetur në xhep rreth 500 euro. I kërkuan origjinën e kësaj shume, ndërsa Patrioti mësohet se u ka thënë se e kanë marrë në bankë.

 

Kurthi i përgatitur

Inspektorët duket se e kishin përgatitur mirë të gjithë skenarin, ku prej ditësh Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ishte vënë në lëvizje për të marrë të gjithë informacionin mbi të kaluarën kriminale të koordinatorit të grevës së urisë. Hetuesit kishin kontaktuar me shtetasin italian, duke e bindur që të fusë në kurth Patriotin, ndërsa i dhanë edhe shumën e eurove. Pasi fotokopjuan kartëmonedhat, italiani u nis me mision. Kontaktoi në telefon me koordinatorin e grevës dhe lanë një vend takimi. Të gjitha lëvizjet u vëzhguan dhe fotografuan, ndërsa u mor leje edhe në Njësinë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës. Mësohet se italiani dhe Patrioti janë takuar në një lokal në afërsi të çadrës ku qëndrojnë ish të përndjekurit politikë në grevë urie. Në këtë vend është bërë pagesa dhe më pas secili prej tyre ka marrë drejtim të ndryshme. Asllan Patrioti ka shkuar pranë çadrës ku qëndrojnë ish të përndjekurit politikë dhe ka lëshuar një deklaratë të fortë, madje ka akuzuar Kryeministrin Berisha dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta. “Vetëm të vdekur do të dalim nga këtu. Berisha mban pranë vetes Ilir Metën, i cili është një hajdut dhe ka vjedhur bankën e shtetit. Meta është patericë e pushtetit tënd. Vendimi i gjykatës, është një ekzekutim me vdekje”, shfryu Patrioti, pa e ditur se pas këtyre fjalëve do të arrestohej me urdhër të SHKB-së, pasi ky institucion gërmoi në arkivat e denoncimeve ku gjeti një ankesë të një shtetasi italian në muajin qershor që pretendonte se koordinatori i grevës i kërkoi një shumë të hollash për t’i gjetur makinën.

 

Hetimet

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës policia i gjeti një shumë kartëmonedhash në euro, duke ia sekuestruar. Deklaratës së Patriotit se i mori në bankë, hetuesit i janë përgjigjur se kjo shumë i është ryshfet, pasi kanë fotokopjet e të gjithë shumës në euro. Duke e ditur “lojën” e drejtësisë, ai ka heshtur dhe ka preferuar që të flasë para një avokati. Megjithatë, kurthi duket se i ka ecur SHKB-së, pasi ndaj koordinatorit të grevës së urisë të ish të përndjekurve politikë, do të ngrihet akuzë për mashtrim nga prokuroria.

Dje pasdite, hetuesit e çështjes kanë filluar verifikimet e kësaj çështjeje, ndërsa fillimisht është marrë në pyetje shtetasi italian. Për çudi, ndryshe nga procedimet penale të mëparshme ku dhe ofruesi i ryshfetit arrestohet apo procedohet, ky person është lënë i lirë, madje emri i tij nuk është bërë publik. Ai ka dhënë shpjegime për të gjitha takimet me Asllan Patriotin. Burimet nga prokuroria konfirmuan dje pasdite se kanë marrë në pyetje edhe të arrestuarin, i cili ka mohuar që të ketë marrë ryshfet apo të ketë mashtruar në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit. s.ç

 

 

Italiani

Hetuesit kishin kontaktuar me shtetasin italian, duke e bindur që të fusë në kurth Patriotin, ndërsa i dhanë edhe shumën e eurove

Akuza – Ndryshe nga procedimet penale të mëparshme ku dhe ofruesi i ryshfetit arrestohet apo procedohet, italiani është lënë i lirë

 

 

Autor te 19 Tetor 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • dardan

    Ky Asllan Patrioti paska qene ordiner fare , pasi paska mshtruar dhe kercenuar italianin sipas shtypit

  • mentari

    meta mori 700.000 euro
    prifti mori 70 000
    patrioti mori 700 euro dhe berisha e futi ne burg

  • london

    duke shprehur keqeardhje per kyt zoteri me dhimbje i them qe do ti kalor do kohe pas hekurave .e them kete duke par e ndier se cfra po ndoll per dine ne ate vend te quajtur shqiperi dhe te ullehequr nga shpellar i quajtur berish i cili fry e cfyne kundra komonizmit edhe sot mbas njezet e dy vitesh dhe vet eshte ish nje sekretar partie ixhaxhit enver

  • punonjes i parkut

    Eshte e habiteshme se cfar pune ka SHKBja me civilet!!!!! SHKBja me mire te merret me I.Celajn qe mbane ne pune tete veta kur ata jane ne emigracion dhe per gjashte vjete u merr rrogat ….apo hajdutin me cizme RAM ORUCIN, qe per vjedhje masive, te faktuara nga inspektimi i ministrit te brendshem, ne kohen e Lul Bashes, u pushua nga puna si drejtori pergjithshem i parkut te ministrise nga vodhi 18 makina, shume pjese kembimi por edhe botin e ujit te kavalishences, per servisat e veta, gje qe duhet te ishte ne burg, tani me nderhyrjen e Nishanit, se i kane ndare bashke ato qe ky delenxhi prej Tropoje, fitimet e vjedhjeve, Flamuri, qe mendon se eshte minister i brendshem, e beri prap drejtorin e parkut….por si nuk i erdhi turpe Nishanit qe u pushua nga puna si drejtori i perkut njeriu qe e beri deputet dhe u fute ne politike, se a munde te fitonte Nishani antikapat deputetllekun???!!! por mbi te gjitha keto behen me dijeni te Berishes sepse ai ka dijeni te plote…..binduni se Berisha ka ngritur nje administrate hajdute qe do ti nxjerri tabanin ekonomise se vendit……