Takimi


Hasan Tahsini

Hasan Tahsini


Një konferencë shkencore do t’i kushtohet sot Hasan Tahsinit. “I përndritshmi Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu, paraprijës atdhetarie e diturie”, titullohet konferenca që do të mbahet sot, në orën 10:00 në sallën “Tefta Tashko” të MTKRS-së, në bashkëpunim me shoqatën kulturore shqiptaro-turke “Hasan Tahsin” dhe Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC). Hasan Tahsini lindi më 1811 në Sarandë, Shqipëri, dhe vdiq më 1881. Ishte rilindës, filozof, dijetar i shkallës botërore e atdhetar pararojë i Rilindjes Kombëtare. Themelues i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Ishte ndër të parët që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.