LSI shpall rezultatin, Ilir Meta rikonfirmohet në krye të partisë

Ilir Meta është rikonfirmuar në postin e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë zgjedhjeve të djeshme, Ilir Meta ka arritur të fitojë mandatin e dytë si kryetar i LSI-së duke marrë 24 439 vota (78.6%) ndaj 6653 (21.4%), që kishte marrë kandidati rival, Luan Rama. Rezultati u konfirmua nga kryetari i KQZ-së për këtë proces zgjedhor, Ylli Manjani, i cili me prezencën e dy kandidatëve në garë, të cilët uruan njëri-tjetrin sukseset.

Meta e konsideroi një fitore shumë të vlefshme, duke vlerësuar garën dhe debatin e hapur brenda partisë. Meta vlerësoi se politika ka nevojë për debat dhe alternativë dhe sipas tij LSI e sjell politikën në një stad më të lartë.

“Politika jonë ka nevojë për më shumë debat, ka nevojë për mendim alternativ, ka nevojë për bashkëjetesë të qytetëruar dhe mendoj se Lëvizja Socialiste për Integrim e sjell politikën shqiptare dhe partiake në një stad të ri edhe më të lartë, edhe më të emancipuar, edhe më europian, sepse qëllimi ynë është që edhe këto standarde që kërkojmë për të gjithë vendin t’ia aplikojmë dhe të japim shembullin tonë duke i zbatuar edhe brenda kësaj force politike. Pas përfundimit të kësaj gare ne do të vazhdojmë bashkëpunimin akoma më tej edhe me kolegun tim Luan Rama edhe me të gjithë kolegët e tjerë sepse kemi bindjen që vetëm në këtë mënyrë ne do të vazhdojmë të jemi një forcë politike shembull, jo vetëm i raporteve demokratike brenda vetvetes por edhe i mesazheve të demokracisë që përcjell në raport me të gjithë qytetarët, në raport me të gjithë votuesit”, i shpreh Meta, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.

Në votimet e djeshme për kreun e ri të partisë, morrën pjesën 31.422 anëtarë nga 36 725 anëtarë që numëron LSI në mbarë vendin.

21 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

 

Autor te 21 Tetor 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Albani-Burrel

    Sikur nuk dihej rezultati ? Rama u fut ne gare per t’i bere fresk Metes. Kete e di mire edhe vete Rama. Pastaj te mos harrojme se neper rrethe u mbushen kutite si ne zgjedhjet politike te vitit 1996.

  • aa

    Ka fituar Meta si kryetar i LSI? Çudi?! Hajde lajm hajde!

  • shqipetari

    ore ky qeni i pabese qe quhet ilir m..i prap ne politike do futet ky mostra?pse nuk e futin qenin ne burg?700.000 euro te vjedhura u kap nga kamera cdjall prap ky idiot futet ne politike?shqiperia nuk ka nevoje per 1 politikan si ilir meta ,une po te isha perendia e botes kete moster do ta perdhunoja seksualisht bashke me 10 zezake afrikane,e ka hallall ky qeni ta perdhunojne seksualisht 10 zezake afrikane …..

  • Spartaku

    Aferim! Kesaj Partie i duhet perseri mesuesi i te vjedhurit, ndaj e rizgjodhi.

  • Udheheqesi

    Me te vertet mendoni se ne SHQIPERI behen zgjedhje te ndershme? Mos tu ginjeje mendja.
    Ne monizem votojej kot,pasi deputetet apo pushtetaret vendor ishin percaktuar qe kur
    merrej mendimi ne mbledhjet e lagjeve. Ne demokraci ,ndac voto ,ndac mos voto fiton me i
    forti,me hajduti. Ne fillimet e demokracise kritikohej Enveri se nuk e leshonte vendin po ngeli ter jeten sekretari i pare i KQPPSH! PO e njejta semundje qenka edhe ne demokraci, sigurisht ne Shqiperi ,se ne vendet e tjera rotacioni eshte gje normale dhe aq me shume ne Amerike ,ku mandati eshte i percaktuar me ligj e i pa ndryshueshem.Ne SHQIPERI ,me perjashtim te PS-se ,kryetaret e tjere jane te pa luajtshem pre 20 e ca vjetesh. Kjo tregon se jemi vend “demokratik” e zgjedhjet jane te”ndershme”