Valencia merr fitoren e pastër 3-0 në fushën e Bate Borisov. Spartaku i Moskës mund 2-1 Benfikën
Bajernit të Mynihut i mjafton një gol i Mylerit në shtëpinë e Lilës
Altin Manallari
Humbja e Çelsit është surpriza e mbrëmjes së djeshme, frenon Juventus, ndërsa Barcelona e Mançester fitojnë me përmbysje. Në Grupin E, Juventus ndalet nga një barazim 1-1 në shtëpinë e Nordsjaelland. Bardhezinjtë i kanë shkuar shumë pranë avantazhit në disa raste, të udhëhequr nga një Xhovinko në formë dhe një Matri gjithnjë të rrezikshëm, por pa mundur të shënojnë në portën daneze. Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, danezët ndëshkojnë me golin e Bekman (50’). Në minutat e mbetura Juve tenton gjithçka, dominon fushën e lojës dhe rastet, por golin e barazimit 1-1 e gjen vetëm në minutën e 81 me Vuçiniç. Shaktari i Donjetskut ka shënuar surprizën e madhe të natës së mbrëmshme, kur mundi 2-1 kampionin në fuqi, Çelsin. Ukrainasve iu mjaftojnë vetëm 3 minuta për golin e avantazhit me Teksieiran. Në të dytën, kur pritej që Çelsi të barazonte, Shaktari shënon sërish me Fernandinjon në minutën e 52. Goli i vetëm i anglezëve u shënua në minutën e 88 me anë të Oskar. Në Grupin F, sfida Lilë-Bajern Mynih ishte konsideruar si një nga më interesantet e mbrëmjes së djeshme. Francezët mundohet të shfrytëzojnë faktorin fushë, por Bajerni në minutën e 20 kalon në avantazh falë një 11-metërshi të ekzekutuar nga Myler. Ky gol u ka mjaftuar bavarezëve për fitoren 1-0. Valencia triumfoi 3-0 në shtëpinë e gjeorgjianëve të Bate Borisov. Heroi i këtij triumfi ishte Soldado me një tripletë të realizuar në minutat 45’ (11-m), 55’ dhe 69’. Në Grupin G, një fitore të vuajtur 2-1 ka marrë mbrëmë Barcelona ndaj Sëlltikut në “Kamp Nou”. Pritej të ishte një ndeshje e dominuar nga spanjollët, të cilët krijojnë shumë raste, por ndëshkohen nga goli surprizë i skocezëve në minutën e 18, një autogol i Maskeranos. Më pas në fushë është vetëm Barcelona, e cila e kërkon me të gjitha mënyrat golin, por e gjen vetëm në minutën e 45 me Iniestën. Pjesa e dytë kthehet në një monolog të katalanasve me mbrojtjen kundërshtare, ku Mesi me shokë provojnë në kërkim të golit të dytë, por topi duket se nuk do të hyjë në rrjetë edhe për meritë të shtyllës apo të portierit të Sëlltikut. Dhe në sekondat e fundit të minutës së 4 shtesë ishte fatale për Sëlltikun, pasi Hordhi Alba realizoi edhe golin e 2-1, që firmos kështu kreun e Barçës me 9 pikë të plota. Në takimin e luajtur më herët, Spartaku i Moskës kishte mundur 2-1 Benfikën. Në Grupi H, befasues ka qenë starti i portugezëve në “Old Trafford”. Pas vetëm 2 minutash lojë e kanë parë veten në avantazh me Alan, i cili në të 20-n shënoi edhe golin e dytë, duke e shokuar Sër Aleks Fergusonin. Brenda 5 minutash vjen reagimi i “Djajve të Kuq”, që ngushtojnë në 1-2 me Hernandez. Në pjesën e dytë mendon Evans për golin e barazimit 2-2. Ndërsa në të 75-n është sërish Hernandes, ai që vulos përmbysjen e madhe në 3-2 për anglezët. Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja tjetër e këtij grupi, Gallatasarai-CFR Kluzh.
Champions League
DJE
Nordsjaelland-Juventus 1-1
Shakhtar D.-Çelsi 2-1
BATE Borisov-Valencia 0-3
Lilë-Bajern Mynih 0-1
Spartak M.-Benfica 2-1
Barcelona-Sëlltik 2-1
Galatasarai-CFR Kluzh 1-1
Mançester J.- Braga 3-2
SOT
20:45 Dinamo Z.-Paris S.G.
20:45 Porto-Dinamo Kiev
20:45 Arsenal-Shalke
20:45 Montpelie-Olympiakos
18:00 Zenit-Anderlecht
20:45 Malaga-Milan
20:45 Ajaks-Mançester S.
20:45 Borusia D.-Real Madrid