Dëshmia 


Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, ka dëshmuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme, duke treguar ndodhitë gjatë 21 janarit, ku dhjetëra persona qëlluan me gurë dhe sende të forta selinë kryeministrore, dhe morën si kundërpërgjigje plumba të dala nga armët luftarake, që shkaktuan 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Doshi është thirrur si person nën hetim, pasi akuza qendrore ka dyshime se ky shtetas, tashmë pa imunitet, në bashkëpunim me Besnik Baren dhe Taulant Ballën, janë organizatorët e protestës. Burime nga prokuroria pohojnë për gazetën “Shqip”, se deputeti i Qarkut të Shkodrës u është përmbajtur deklarimeve që ka dhënë më parë për këtë çështje, duke theksuar se nuk ka qenë ai personi që ka organizuar protestën, por ka ndërhyrë në momentet kyçe, ku Kryeministria po sulmohej me gurë. Me të njëjtën ftohtësi që tregoi edhe para gjykatës, përfaqësuesi i PS-së vijoi se ka parë që Garda ka qëlluar ndaj turmës, ndërsa ai u pyet vetëm për organizimin e protestës.


 


SHKRIME TË TJERA ME INTERES

[related_posts limit=”5″]