Tenton të fusë në burg kanabis ditën e Kurban Bajramit, arrestohet 34-vjeçari. Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Luan Peqinin, 34 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e kontrollit të burgut të sigurisë së lartë duke tentuar të fuste në qelinë e të vëllait, 100 doza kanabis sativa.


Burimet policore sqaruan se i riu kishte shkuar për takimin e radhës me vëllain e tij Eduard Peqini i njohur me pseudonimin “Mandela”, i cili vuan dënimin me 18 vite heqje lirie për vrasje së bashku më dy vëllezër të tjerë.


Droga me destinacion qelinë e tij ishte paketuar dhe fshehur mes rrobave që vëllai i tij Luan Peqini i kishte sjellë për ndërresa. Gjatë kontrollit të tyre, policia ka zbuluar lëndën narkotike të fshehur mes tyre dhe ka bërë arrestimin në flagrancë 34-vjeçari. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë në burgun e Peqinit u arrestuan tre femra, pasi tentuan të fusnin drogë në qeli te një i afërm i tyre.


25 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)