Kryesoret Majko: Prokuroria e Përgjithshme e pavarur, nuk do lejojmë të preket

Majko: Prokuroria e Përgjithshme e pavarur, nuk do lejojmë të preket

29
SHPËRNDAJE

Pandeli MajkoDeputeti socialist, Pandeli Majko, ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme është i fundit institucion i pavarur në Shqipëri dhe se opozita nuk do të heqë dorë së kërkuari pavarësinë e këtij institucioni. Sipas deputetit socialist situata është e njëjtë me atë të vitit 1996, kur të gjitha institucionet drejtoheshin nga presidenti i atëhershëm, Sali Berisha.

” Është institucioni i fundit i pavarur përballë i ekzekutivit dhe mendoj që pas emërimit të presidentit të ri është thjesht një numërim mbrapsht. Mendoj që pavarësisht nga historia procedurale që do të ndiqet nga partia në pushtet, pozicioni i opozitës është i qartë. Opozita do e kundërshtojë këtë dhe do kërkojmë që ky institucion të respektohet në pavarësinë e vet jo thjesht si një ndarje thelash, por si një kontinuitet kushtetues i institucionit më të rëndësishëm i përfaqësuesit të akuzës.

Sot Shqipëria, në të gjitha dokumentet ndërkombëtare “akuzohet”, por aludohet për bashkëjetesë me krimin, me mos zbatimin e ligjit, dhe mungesën e luftës kundër korrupsionit. Kaq mjafton për të thënë se sot institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme është ‘thembra e Akilit’, të mirëfunksionimit të shtetit shqiptar. Nuk kemi të bëjmë me zëvendësimin e një individi, por kemi të bëjmë me marrjen në kontroll të një institucioni dhe mendoj se pas kësaj është e tepër të flitet se për çfarë do diskutohet më pas në lidhje me pavarësinë e institucioneve. Kemi një kontroll të plotë të të gjitha pushteteve nga ekzekutivi. Jemi në situatën e vitit 1996 por me një ndryshim,i njëjti individ e kontrollon pushtetin jo nga presidenca, por nga kryeministri”, ka deklaruar Majko nga qyteti i Korçës, ku ka takuar strukturat e PS-së.

26 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)