Christina Aguilera reklamon parfumin me foto të vjetra, ku shfaqet elegante

Këngëtarja e mirënjohur, Christina Aguilera ka përdorur një foto të vjetër, të cilën e ka përpunuar dukshëm edhe në Photoshop, për të promovuar parfumin e saj të ri “Royal Desire”. Fotoja i përket dy viteve më parë, pikërisht vitit 2010, kur këngëtarja kishte forma shumë të rregullta trupore, madje ishte shumë elegante. E kundërta e saj që duket tani, pasi prej të paktën 1 viti Aguliera nuk i ka kushtuar rëndësi fizikut të saj dhe ka shtuar disa kile të dukshme.

Madje, vetë këngëtarja i ishte përgjigjur kritikave për shtim të pakontrolluar në peshë me faktin se asaj i pëlqente trupi që kishte tani dhe se nuk donte të humbte asnjë kile. Për këtë arsye, fansat nuk e kanë parë me sy të mirë faktin që këngëtarja përdor një foto të vjetër, e cila është larg imazhit të tanishëm të saj, sidomos pasi vetë Aguilera ka thënë që ndihet shumë më mirë e shëndetshme dhe se nuk do të mbante më dieta drastike për të kënaqur të tjerët.

27 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 27 Tetor 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry