Makina e ambasadorit greg qellohet me veze

Makina e ambasadorit grek 


Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasditen e sotme pas pritjes që i bënë në Këlcyrë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi dhe PDIU-së, ekstremistëve të “Agimit të Artë” dhe pjesëmarrësve të tjerë në ceremonitë përkujtimore për nder të ushtarëve grek, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Në një njoftim për shtyp, zëdhënësi i kësaj ministrie, dënoi ashpër ngjarjet e së dielës dhe sulmin ndaj përfaqësuesve të Greqisë në ceremoninë përkujtimore.


Delavekuras shprehu shqetësimin e Athinës për sulmet që qarqet ekstremiste i bënë makinës së ambasadorit grek në Tiranë si dhe automjeteve të pjesëmarrësve të tjerë në meshën përkujtimore një ditë më parë në Këlcyrë.


“Gjatë ceremonive që u zhvilluan në Këlcyrë, grupe ekstremiste u përpoqën të pengojnë zhvillimin e ceremonive përkujtimore për të rënët e luftës. U desh ndërhyrja e policisë shqiptare për shmangien e përshkallëzimit të situatës. Ngjarje të tilla të paprecedent tentuan të pengojnë zhvillimin e ceremonisë dhe kërcënuan sigurinë e familjarëve dhe përfaqësuesve të qeverisë greke në Këlcyrë. Duhet që përgjegjësit për ngjarjet e së dielës të marrin një mesazh të qartë se ky vendim shpreh vullnetin e dy popujve dhe qeverive tona, ndaj është i pakthyeshëm”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.


29 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)