Tiranë, plagoset me armë zjarri 35-vjeçari nga Puka, policia në kërkim të autorëve

Plagosje me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 minuta të ditës së sotme, kur Alfred Biba, 35 vjeç me origjinë nga Puka është qëlluar me armë zjarri në vendin e njohur si Liqeni i Thatë, tek zona e Parkut të Liqenit Artificial në kryeqytet.

Paraprakisht mësohet se Biba ka qenë në një lokal në momentin kur është qëlluar me armë nga disa persona. Sipas bluve të Tiranës, autorët kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar me një automjet në drejtim të Komunës së Parisit.

Policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të Tiranës, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve të ngjarjes. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

29 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 29 Tetor 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • http://www.facebook.com/profile.php?id=100002256666747 Albania Afrika Afrika

    Kurre nje “Trime Pacijente”ka Shqetesime Mendore a po Shqetesime Shpirterore,ky Pacijente shkone ne Klupe dhe Pine nje Gote Raki.Atje gjene nje te” Dobet dhe e Provokone per Sherre dhe Zihet me te deri ne Vdekje.Ka shume “Frikacake si pun a ime qe i largohen Sherrit”Po ka “Trima” te tjere qe nuk ja Falin.( Keshtu qe gjene Trimi dhe kapet me Trimin tjeter) Pra as kush nga keta Pacijente nuk shkojne te Psikullogu pe Shqetesimet qe kane !!!!Ne ketu ne Hamburg e kemi gjeture zgjithjen e keti Problemi,i bejme nje Gjerper te Qafa(Betone Spritze) dhe per kater Vjete keti Personi nuk i punone me Shtylla e Kurrizit,se mbajne me kembet,pra nga Elefante e bejme Lepure te bute( Ne nuk mbushim Burgjet plote me “Trima”) Te harxhojme Leke kote,Pacim Ju dua me gjithe Shpirte kushe eshte Frikacake.Une i kam mbushure thesat me Leke vetem me “TRIMAT”