“Pensionet e ish-ushtarakëve, opozita shkatërroi skemën”

Kategoria

Ministria, akuza për faturën e lartë. Debate në Kuvend për kostot

Ish-ushtarakët konsiderohen një tjetër “vatër” e nxehtë për buxhetin e shtetit. Ngërçi nis në vitin 2005, kur në prag të zgjedhjeve, Kuvendi miratoi me votat e të dyja palëve një ligj që rriste pensionet e ushtarakëve. Ministri i Financave, Ridvan Bode, një nga dy deputetët që votoi kundër tha se ligji minoi gjithë skemën e pensioneve

“Pensioni shkonte nga 7800 lekë që ishte pensioni i trajtimit të ushtarakëve sipas skemës së deritanishme, në 31400 lekë. Shkatërruat skemën e pensioneve, pikërisht nga një protagonizëm elektoral që ndërmorët në maj të vitit 2005”, tha Bode.

Për të korrigjuar këtë ngërç, në vitin 2010 qeveria miratoi një vendim që ulte përfitimet për ushtarakët, por me fuqi prapavepruese që nga viti 1999, duke krijuar një ngërç tjetër.

“Për shkak të retrospektivës që ka bërë vendimi i qeverisë, në 2010, ka filluar të nxjerrë ish-ushtarakët debitorë.

Gjëja e parë që duhej të ishte në të mirë të të gjitha palëve do të ishte shfuqizimi i vendimit dhe ribërja me transparencë”, reagoi deputeti socialist, Arben Ahmetaj.

Vendimi për pensionet e ushtarakëve fillimisht u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, por pas një rishikimi të tij në tentativën e dytë, qeveria thotë se ligji është lënë në fuqi. Por aktualisht shumë nga ish-ushtarakët janë në procese gjyqësore me qeverinë dhe sipas opozitës, ky është një tjetër kërcënim, pasi mund të krijojë kosto shtesë për buxhetin

Autor te 31 Tetor 2012. Ekonomi. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry