Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin e ditëve të fundit për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kryesocialisti Rama ka mohuar ekzistencën e një mosmarrëveshjeve mes kampit blu dhe atij rozë, e i ka qëndruar deklaratave të një ditë më parë në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, se PS-ja më 28 tetor do tu bashkohet festimeve në qytetin e Vlorës.
“S`kemi mosmarrëveshje ne për festën e Pavarësisë dhe as kemi me kë merremi vesh: Pavarësia është shpallur në Vlorë në 28 Nëntor dhe pikë! Në 28 nëntor ne do jemi në Vlorë dhe do festojmë me këdo që do jetë në Vlorë! Të tjerat janë dokrra, hini siç i quante At Gjergj Fishta” ka shkruar Rama në profilin e tij në “Twitter”.
Sipas Ramës 100 vitet e Pavarësisë duhet t`i festonte edhe çdo qytet shqiptar,jo vetëm Tirana, po kurrë për të eklipsuar Vlorën apo cënuar festën atje. Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në Komitetin për 100 vjetorin deklaroi dje se nuk ekziston rivaliteti mes Vlorës dhe Tiranës dhe kremtimet nuk duhet të marrin ngjyrime partiake.
31 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)