Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, gjatë një konferencë për drejtësinë, të mbajtur paraditen e së premtes, ka deklaruar se reformat në këtë sistem janë kryer me sukses. Gjatë fjalës së tij, Halimi ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me misionin Euralius, i cili sipas tij ka futur këto reforma në rrugën e duhur.
“Reformat në drejtësi janë kryer me sukses. Kemi arritur të përmirësojmë efiçencën në gjyqësor nëpërmjet marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme, në bashkëpunim me misionin Euralius”, ka deklaruar Halimi.
Ministri ka prezantuar edhe nismën e rëndësishme të reformë në modernizimin e administratës gjyqësore sipas standardeve europiane.
“Me misionin Euralius lançojmë sot reformën e modernizimit të administratës gjyqësore. Kjo reformë do të rrisë eficencën e gjyqësorit në Shqipëri”, – ka thënë Halimi.
Gjithashtu, ministri i Drejtësisë ka ftuar Partinë Socialiste që të japë konsensusin e saj për miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, që është dhe një kriter i kërkuar nga BE për marrjen e statusit të kandidatit.
2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)