Një 40 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Sipas policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, kur makina me të cilën udhëtonte 40 vjeçari Sokol Nani ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme .
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit i cili mendohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.
3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)