Rama: Programi i qeverisë për 100 vjetorin, vulgar dhe me frymë komuniste

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar një ditë pasi ministri i Kulturës, Aldo Bumi prezantoi axhendën për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Rama e ka ciësuar projektin e qeverisë si ‘vulgar, me frymë komuniste dhe që nuk ka aspak shije europiane’. Gjithashtu, ai e ka cilësuar krejt të pakuptimtë caktimin e datës 27 nëntor për darkën zyrtare në Vlorë.

Reagimi i kreut të opozitës ka ardhur përmes një mesazhi në Twitter ku ai shprehet:

“Vaj medet për shtetin pas 100 vjetësh! Buste e shtatore të socrealizmit ngulur kuturu në trupin e Tiranës duke shkelur historinë, fyer estetiken dhe keqtrajtuar opinionin publik. Simpoziume e mbledhje jubilare si ato të kohës së vjetër ku koha e re sjell veç arbitraritet mbi historinë e propagandës bajate politike…

Një darkë zyrtare e pakuptimte në datën 27 nëntor në Vlorë, ku shkelet hapur Protokolli i Shtetit dhe një ngutje e pajustifikueshme drejt Tiranës.
Shkurt, një ditë e madh historike në një kohë të zymtë për shtetin, politikën, historinë, kulturën, të mbërthyera prej mediokritetit absolut”, – shkruan Rama.

3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 3 Nëntor 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry