Federata Holandeze e Futbollit nxit lojtarët homoseksualë të dalin hapur, duke mos menduar për paragjykimet. Nëpërmjet një spoti, ku në qendër të të cilit është një lojtar i ri, i mbyllur në një dollap, federata fton homoseksualët në futboll të thyejnë barrierat, duke dalë hapur.
“Nuk ka asgjë të çuditshme nëse je gej. Skuadra jote do të të përkrahë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin audio që jep kjo video e gjitha në anglisht.
Një moment të tillë po e kalon edhe futbolli gjerman, pasi pak kohë më parë një futbollist anonim pohoi se homoseksualët në të gjitha nivelet e kampionateve, druhen nga paragjykimet nëse deklarojnë hapur që janë homoseksualë.
