Finlandezi Kimi Räikkönen (Lotus-Renault) ka fituar Çmimin e Madh të Abu Dabit në Formula 1. I dyti u rendit spanjolli Fernando Alonso i skuadrës së Ferrarit, ndërsa  i treti gjermani Sebastian Vettel i skuadrës së Red Bull.


Në renditjen e përgjithshme Vettel mbetet në krye, me 10 pikë para Alonsos. Pas mbylljes së garës,  Räikkönen shprehet tepër  i lumtur për rezultatin dhe skuadrën, duke bërë shaka për atë çfarë thuhej në kohën kur ai garonte dhe fitonte për Ferrarin.


”Në të kaluarën thoshin se nuk buzëqeshja dhe tani bëj të njëjtin gabim. Megjithatë jam i lumtur për ekipin dhe shpresoj t’u japë motivimin  e duhur të gjithëve për zhvillimin e garave të bukura në  të ardhmen”, ka thënë finlandezi nga podiumi i Abu Dabit.


4 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)