I gjendet arsenal armësh ushtarake në banesë, por ka mundur ti shpëtojë prangosjes nga uniformat blu. Burimet zyrtare nga policia e Lezhës deklarojnë se mbrëmjen e djeshme ka nisur procedimi penal ndaj 37-vjeçarin Astrit Tufa për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
I njëjti burim sqaron se gjatë kontrollit të banesës së Tufës, në Fushë Mamuras-Kurbin: “janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy automatik kallashnikov, mod.56, bajoneta, krehëra me 100 copë fishekë mod.56,30 copë fishekë mod.54, një kuti plastike për vendosjen e armëve të zjarrit pistoletë mod.”Beretta” bosh, fenelinë policie, fitila zjarrpërcjellës me gjatësi një metër secili të lidhur me detonator secili në fundin e tyre”.
Policia bën të ditur se Tufa është shpallur në kërkim, por ende nuk bëhet e qartë arsyeja pse 37-vjeçari mbante arsenal armësh dhe fenelinë policie në banesë.
7 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
