Shkodranët dhe kryeqytetasit fitojnë, por vendosin humbjet e tyre në ndeshjet e para të turit të dytë
Skënderbeu, Kastrioti, Kukësi, Shkumbini, Teuta, Flamurtari, Bylis e Laçi
Altin Manallari
Vllaznia është surpriza e madhe eliminimeve të Kupës së Shqipërisë, ku i bashkohet largimit të paralajmëruar të Tiranës. Ky ka qenë verdikti i ndeshjeve të kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, e cila më në fund ka njohur edhe 8 çerekfinalistët, të cilët do të jenë Skënderbeu, Kastrioti, Kukësi dhe Shkumbini nga Grupi A dhe Teuta, Flamurtari, Bylis dhe Laçi nga Grupi B.
Lënia jashtë e dy skuadrave të mëdha, me emër dhe me traditë ishte një befasi e madhe e këtij turi. Ndeshjet e së mërkurës kanë dhuruar emocione jo të pakta, por vëmendja ka qenë e përqendruar në takimin Tirana-Kukësi. Eliminimi i bardhebluve ka qenë një kambanë që ka kumbuar prej dy javësh dhe parashikimi nuk është zhgënjyer. 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë fituar 3-2 ndeshjen e djeshme në shtëpi, por kjo nuk ka mjaftuar për të përmbysur humbjen 4-0 në ndeshjen e parë. Megjithatë, ky eliminim do të shënojë një njollë të zezë në historinë e klubit bardheblu. Verilindorët kanë siguruar të parët epërsinë 2-0 në pjesën e parë, duke ia bërë krejtësisht të pamundur skuadrës së Tafajt përmbysjen e madhe: golat e Prognit e Allmuçës e vështirësuan edhe më shumë detyrën e fituesve në fuqi të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë, në pjesën e dytë, kryeqytetasit kanë evituar humbjen e tretë radhazi ndaj Kukësit në vetëm 14 ditë. Çota, Morina dhe Gilman Lika janë autorët e tre golave bardheblu, që kanë fiksuar përfundimisht rezultatin 3-2, por pa mundësuar kalimin në turin e tretë të kupës. Por nuk ka mrekulli, edhe pse në fushë të dy skuadrat kishin hedhur më të mirët e tyre. Brahja ka dalë me karton të kuq në fundin e pjesës së dytë, por kjo nuk e ka ndihmuar Tiranën të arrinte përmbysjen e madhe. Ndërkohë që sfida jo më pak interesante janë zhvilluar në Shkodër dhe në Durrës. Dramatike situata në “Loro Boriçi”, ku Vllaznia e kishte marrë disi lehtë kundërshtarin, edhe pse ishte mundur 1-0 në Peqin. Bardhekaltrit e Gugash Maganit kanë arritur të shënojnë në portën e Vujadinovicit në minutën e 66-të, duke e bërë skajshmërisht të vështirë misionin e kuqebluve. Goli i barazimit, me autor kosovarin Rexha, u ka dhënë zemër vendësve, që janë derdhur drejt portës së Kotorrit për të evituar një turpërim të mundshëm. Ndërsa në “Niko Dovana”, ku Teuta e ka parë veten në dizavantazhin 2-0 momentalisht qw ka drithëruar zemrat e tifozëve durrsakë, vetëm më pas ka vonuar përmbysja e bregdetarëve, që kanë shënuar katër herë dhe janë kualifikuar për në çerekfinale të Kupës. Flamurtari arriti të kualifikohej, por me shumë vështirësi ndaj Besës, pas barazimit 1-1, por që kualifikimin e fitoi falë triumfit 1-0 në ndeshjen e parë në transfertë. Të vështirë e pati edhe Bylis ndaj Luftëtarit, që arriti të fitonte 3-1 duke përmbysur humbjen 1-2 në përballjen e parë. Ndër 8 ekipet më të mira u kualifikuan edhe Skënderbeu që mundi 3-0 Kamzën, Laçi që theu 3-1 Tomorin dhe Kastrioti që barazoi 0-0 ndaj Apolonisë.
Kupa e Shqipërisë
TURI I DYTË
Ndeshjet e kthimit
GRUPI A
Skënderbeu-Kamza 3-0 (1-0)
Soza 22′, 75′, Tahirllari 88′
Tirana-Kukësi 3-2 (0-4)
Çota 62′, Morina 64′, G.Lika 85′ / Progni 2′, Allmuça 27′
Kastrioti-Apolonia 0-0 (2-1)
Vllaznia-Shkumbini 2-1 (0-1)
Rexha 82′, Osmani 88′ / Lluca 66′
GRUPI B
Teuta-Lushnja 4-2 (0-0)
Mancaku 64′ (11-m), 72′, Deliallisi 68′, A.Hoxha 82′ / Metushi 7′, Canka 57′
Flamurtari-Besa 1-1 (1-0)
Muzaka 80′ / Kaja 90′
Bylis-Luftëtari 3-1 (1-2)
Gega 14′, Bakiu 53′, Arifaj 70′ / Mersini 55′
Laçi-Tomori 3-1 (0-0)
Bilibashi 48′, Buljan 53′, Emurllai 67′ / Paja 61′
* Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para