Foto ilustruese


Krimi ka tronditur sërish qytetin e Fierit. Mbrëmjen e sotme një 43-vjeçar është vrarë me armë zjarri në hyrje të qytetit, disa metra larg rajonit të policisë.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “Liri”, sapo viktima 43-vjeçari Naim Sulaj ka zbritur nga makina e tij me targa TR 7835 C. Dyshohet se autori i ngjarjes e ka pritur viktimën dhe sapo ai ka zbritur nga makina e ka qëlluar për vdekje me një armë tip pistoletë.


Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por nuk ka mundur të ndalojë autorin e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.


10 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)