Zbukurimet e 100-vjetorit

Të fshehtë fituesit e tenderëve, bashkia: I kemi surprizë

Këshilli bashkiak kërkon transparencë. Gazheli: Nuk dimë ku po i çojnë shkojnë fondet

Lorina Mixha

Viti jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë ka vënë në punë qeverinë qendrore dhe vendore që të sjellë për të gjithë shqiptarët atmosferë festive.

Aktivitete ndërgjegjësuese, informuese, edukuese, por mbi të gjitha argëtuese, janë planifikuar javën e fundit të nëntorit nga të gjitha institucionet. Por barra më e rëndë për krijimin e atmosferës festive i është ngarkuar Bashkisë së Tiranës, institucion të cilit i është ofruar edhe një fond prej 650 milionë lekësh në total për të gjitha nevojat dhe organizimet enkas me rastin e festës. Një muaj më parë, një vendim qarkullues i qeverisë i akordoi bashkisë 160 milionë lekë të vjetra për t’iu bashkëngjitur fondit rreth 500 milionë lekë për zbukurimin e qytetit dhe organizimin e festës. Por, edhe pse kanë kaluar një muaj nga nisja e përgatitjeve dhe shpalljes së tenderëve, Bashkia e Tiranës nuk ka bërë publike as njoftimin për shpallje tenderi dhe as nuk ka publikuar emrat e fituesve për të gjitha përgatitjet e 100-vjetorit. Në faqen e Autoritetit të Prokurimit Publik dhe në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë informacion lidhur me temën “zbukurime dhe program për 100-vjetor”. Anëtarët e majtë të këshillit bashkiak kanë shprehur shqetësimin e tyre për destinacionin e fondit që kanë aprovuar në mbledhje të këshillit bashkiak, si dhe kanë kërkuar transparencë nga bashkia. Sipas anëtarit të PS-së, Gent Gazheli, në këtë fazë qytetarët, por edhe anëtarët që aprovuan kërkesën e Bashës për nisjen e punës për festimet e 100-vjetorit, duhet të kenë informacionet se çfarë po bëhet me fondet, si po përdoren ato dhe cilat janë programet e parashikuara për këtë ditë. Bashkia e Tiranës ka sqaruar se programet dhe gjithçka tjetër që lidhet me organizimet e festës së 100-vjetorit do të jenë surprizë.

“Paraprakisht duhet të kishim edhe ne si këshilltarë një axhendë të festimeve të 28 Nëntorit. Me gjithë organizimin amator dhe mediokër po shfaqen edhe shenja të korrupsionit në vënien në jetë të këtij eventi. Për 100-vjetorin e Pavarësisë janë alokuar gati 1 milion euro, por as në faqen e bashkisë dhe as në faqen e APP-së nuk ka transparencë për tenderët dhe firmat fituese që kanë marrë ekskluzivitetin e zbukurimit të qytetit. Ku do të shkojnë gjithë këto para, kemi të drejtë të informohemi. Kjo është festë kombëtare”, deklaroi këshilltari Gent Gazheli.

Sipas tij, zbukurimet e përdorura deri tani nuk janë blerë të reja, por janë të vjetra, ato janë përdorur nga bashkia vitin e kaluar.

Po ashtu, sipas Gazhelit, deri tani nga programi i festimeve rezulton të jetë bërë e ditur se do të mbahet një koncert në Pallatin e Kongreseve. “Paratë që janë dhënë për festën do t’i jepen artistëve që do të këndojë në Pallatin e Kongreseve apo këngëtarëve të tjerë. Zbukurimet janë të vjetshmet, tenderët nuk bëhen transparentë, atëherë ku do të përfundojnë milionat e lekëve për festën kombëtare? Duhet të ketë transparencë për publikun”, argumenton këshilltari i majtë.

Sipas Gazhelit, këshilli bashkiak është mbledhur me shpejtësi pas vendimit qarkullues dhe gjithçka është aprovuar dhe ka kaluar për miratim me shumicë votash, duke pasur parasysh se këto para do të përdoreshin për zbukurimet e festës kombëtare, për organizimin e vitit jubilar, si dhe për nevojat e institucionit për një program dhe axhendë të veçantë që meriton dita e 100-vjetorit të Pavarësisë.

 

APP - Autoriteti i Prokurimit Publik, në faqen zyrtare nuk ka në asnjë buletin shpallje tenderi apo fitues për festimet e 100-vjetorit për llogari të bashkisë apo ministrive

Transparenca - Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë të dhënë lidhur me afatet e çeljes së tenderimeve, mbylljeve dhe shpalljes së fituesve

Dekori - Zbukurimet e qytetit të Tiranës për festën e Pavarësisë kanë nisur, por këshilltarët bashkiakë thonë se ato janë të vjetra, të një viti më parë

 

Deklarata

Programi anonim: Paratë do t’u jepen këngëtarëve në koncert

“Programi i festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë është anonim. Nuk dimë asnjë detaj për axhendën, cilat do të jenë zhvillimet, çfarë do të ndjekin qytetarët dhe si do të zhvillohet festa. Etapat e procedurave tenderuese nga shpallja e tenderëve për blerjet e zbukurimeve të mëdha e deri në shpalljen e fituesve kanë mbetur të pazbuluara, edhe ne që përfaqësojmë kryeqytetasit jemi të painformuar”, sqaroi këshilltari bashkiak Gent Gazheli.

Sipas tij, paratë të cilat nuk po bëhen transparente po kalojnë në mënyrë të fshehtë në llogari të tjera.

“Nuk besoj se gati 1 milion euro do të shkojnë vetëm për një koncert te Pallati i Kongreseve, dhe dy të tjerë që do të mbahen enkas për festën”, thotë Gazheli.

Autor te 10 Nëntor 2012. 100 Vjetori i Pavarësisë, Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • http://www.facebook.com/profile.php?id=100002256666747 Albania Afrika Afrika

    Une po te isha Politike Shqipetare!,nuk do merrja me Zbukurimin e Tiranes(se kjo do te thote si Puna e Strucit”Koken ne Rere,dhe pishtin per pjete”) Po do merja po te kisha qene Patriot?Me “Gjendjen Shpirterore”me Nereverat e tyre qe jane plotesishte te Kosumuara,pra Poplli Shqiptare (shumica) nuk kane Frena Nerveri,as Kembe,po edhe Frenat e Dores nuk Punojne.I theme Politikane ne Shqiperi te merren shume me Modorin e Makines,dhe jo me Llamarinen,ose Gomat e ka Makina te Bukure a po jo? Cilindrat e Modorit te Makines jane Djekure,se ka punuare Modori gjithe Kohen plote 22 vjete pa “Vaje”ne te thate.Kurre vije ne Shqiperi shikoje Bashkemoshataret e mije te Veshkure the te Thare nga “Mjerimi”Po ka edhe BOSS te Kosumuare,.ne gjendnjen Shpirterore.( Une jam BOSS? thote.dhe ne nje Kohesishte Hane Thojte e Vete,nga Agresiviteti,eshte i pa Koncetruare ne Bizede,,etje,,,) Do mundohem me Shkrimet e mija te ndihmoje ndonje Pacinte.Kushe me kuptone drejte? Mos Harxhoni Energji se cfare bene Ujku !.Po cfare bene ti Konkrete per du Mbrojture nga ky “UJKE”,Pacim me Respekte i Juaje ne Zemer Bashkim Mata,Hamburg