Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka kërkuar që personat që kanë bënë deklarim të rremë për Censusin, duhet të gjobitet, pas verifikimeve të bëra në Regjistrat e Gjendjes Civile.
“Kjo ishte valvula e sigurisë për të mos pasur abuzime me kombësinë. Në këtë kuptim, PDIU pret të ketë të dhënat e kombësisë të prodhuara nga ligji i amenduar prej nesh, si një garanci për të mos pasur abuzime. PDIU është e sigurt se në këtë proces është zbatuar ligji.
Në rast se vërehet moszbatim i plotë apo i pjesshëm i amendamenteve tona që janë pjesë integrale e ligjit, atëherë do të ndiqen të gjitha mjetet demokratike, qytetare dhe ligjore, për të vendosur në vend padrejtësinë”, thuhet në një deklaratë të PDIU-së.
12 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)