SHKODËR


Aleanca Kuqezi, akuza Kryeministrit për paktin detar


Aleanca Kuq e Zi ne ShkoderKreu i Aleancës Kuqezi nga qyteti i Shkodrës akuzoi Kryeministrin Sali Berisha për shitjen e kufirit detar shtetit jugor, Greqisë. “Ky nëntor na gjen sërish me njeriun i cili mashtron popullin e tij dhe në prag të kësaj dite historike ai sërish është njeriu i 100 mashtrimeve për shqiptarët në këtë 100-vjetor dhe i një premtimi të mbajtur ndaj diplomacisë greke. Premtoi monument pavarësie të ri në Vlorë, muzoleum të familjes mbretërore, monument të Ismail Qemalit, muzeun koreografik në Korçë, monumentin e Ahmet zogut dhe bustin e Hasan Prishtinës…..


dhe të gjitha ishin 100 mashtrime në 100-vjetor, por ai e majti një premtim, por jo ndaj shqiptarëve, por grekëve. Në ditën e madhe të pavarësisë ai dorëzon territore Greqisë për të filluar kërkimet e gazit dhe naftës në detin Jon dhe në detin tonë si pjesë e një pazari në këmbim të qëndrimit në pushtet. Ata dhe vasali i tyre, Berisha, nuk do të shkelin në detin Jon pavarësisht mbështetjes nga shtetasi Berisha, sepse do përballen me miliona kuqezinj në ujërat nga ku nuk do mund të dalin më”, tha Spahiu. Kreu i AK-së në fjalën e tij deklaroi se “shtetasi Berisha mashtroi kur tha se – “Në Shqipëri do vijë Kancelarja Merkel, se do festojë me Berluskonin dhe Erdoganin, se më 28 do vinin 70 ministra të Jashtëm dhe 40 kryeministra. Ai mashtroi kur tha se një tjetër akuzë e lëshuar ndaj qeverisë është lënia në harresë e figurave të Shkodrës përgjatë këtij shekulli. “Për më shumë se një çerekshekulli në skenën politike triumfojnë sërish elita e nomenklaturës staliniste, e cila me 8 Nëntor mbushi 44 vjet nga marrja e teserës së komunizmit, njeriu i cili për çerekshekulli mban nën tutelë të gjithë regjimin politik të cilin asnjë shkodran nuk e kishte dëshiruar. Shtetasi Berisha i qëndroi besnik teserës së partisë që e mori 44 vjet më parë dhe mashtroi një popull i cili pati iluzion se në skenë mund të vinte një rrymë antikomuniste. Aleanca Kuqezi vjen në qytetin e Shkodrës për t’i apeluar çdo qytetari patriot se ora e një alternative të re në Shqipëri sapo ka mbërritur. Për mijëra shkodranë që e votonin PD-në si e keqja më e vogël, pasi nuk donin votën për partinë 70-vjeçare të së majtës tashmë ata kanë lëvizjen mbarëkombëtare, e cila vjen në skenën politike për realizimin e aspiratës për bashkim dhe premtimin e një regjimi politik të ri”, theksoi Spahiu.