Denoncoi në polici se i kishin vjedhur me armë kazinonë ku punonte, por hetimet nxorrën se “hajduti” ishte vetë denoncuesi. Policia ka bërë ndalimin e tij nën akuzën e kallëzimit të rremë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Himarë, ku 22-vjeçari Vilson Mali, është paraqitur në polici dhe ka denoncuar se duke punuar në një lokal lojërash fati është vjedhur me armë nga dy persona, duek i marrë rreth 100.000 lekë të xhiros ditore.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, policia e Himarës nisi verifikimet e rastit. Nga hetimet ka rezultuar se lekët që 22-vjeçari deklaroi se ja kishin grabitur nën kërcënimin e armës, i kishte shpenzuar në lojëra fati. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së rrethit për ndjekje të mëtejshme penale.
13 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)