Historiku
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u mblodh dje Këshilli i Legjislacionit, i cili shqyrtoi propozimin e projektvendimit “Për numërtimin e legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë”. Kryetarja Jozefina Topalli tha se nuk ka një qasje të tillë as për periudhën 1912-1920, as për periudhën 1921-1924 apo për periudhat vijuese të Republikës (1924-1928) apo asaj të Mbretërisë Shqiptare (1928-1939), megjithëse janë miratuar akte themelore të shtetit (Statute e Kushtetuta) mbi të cilat kanë funksionuar organet përfaqësuese të popullit dhe institucionet e tjera të larta të shtetit. Kështu numërtimi i Legjislaturave do të nisë që nga viti 1920. Ps në këtë këshill kërkoi më tepër kohë të njihej me akti, i formësuar në një projektligj. Po dje u zhvillua ceremonia për zbulimin e pllakës përkujtimore me emrat e të gjithë firmëtarëve të Pavarësise. Pllaka me 40 emrat e firmëtarëve të Pavarësisë ndodhet në sallën e dikurshme të byrosë politike, që në këto 20 vjet është shndërruar në një nga ambientet kryesore të Kuvendit, ku janë marrë disa nga vendimet më të rëndësishmet politike për vendin.