Miratohet ngritja e Shkollës së Administratës Publike

Nëpunësit

Selia vendoset aty ku është Shkolla e Bashkuar

Shkolla e BashkuarQeveria ka marrë vendimin përfundimtar për të ngritur Shkollën e Administratës Publike Shqiptare dhe madje me vendim ka përcaktuar dje dhe vendin ku ajo do të vendoset. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u mor vendimi për dhënien me një afat 40-vjeçar nga Ministria e Mbrojtjes të truallit në godinën “Komanda e Doktrinave dhe Stërvitjes”, që do të përdoret si ambient për këtë shkollë. “Qeveria vendosi dhënien në përdorim të përkohshëm, nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, të objektit nr. 36, me sipërfaqen ndërtimore 870.87 m², me emërtimin ‘ish-Kolegji Turk’, dhe truallin funksional, gjithsej 7594 m², për një periudhë 40-vjeçare, sipas planvendosjes dhe planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për ta përdorur për Ministrinë e Brendshme, së cilës i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve. Në rastin e përfundimit të veprimtarisë dhe aktivitetit të Shkollës së Administratës Publike Shqiptare para afatit të përcaktuar në këtë vendim, objekti dhe trualli funksional t’i kthehen Ministrisë së Mbrojtjes”, theksohet në vendimin e qeverisë. Vendimi ngarkon ministrin Brendshëm, ministrin e Mbrojtjes dhe kryeregjistruesin e Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për të ndjekur procedurat e nevojshme për zbatimin e tij. Modeli për krijimin e kësaj shkolle është huazuar nga eksperienca franceze dhe krijimi i saj ka si qëllim përgatitjen e mëtejshme të të gjithë atyre të punësuarve që gëzojnë statusin e nëpunësit civil.

Autor te 15 Nëntor 2012. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry