Mos i ngatërroni Emiratet e Bashkuara Arabe me stereotipat e zakonshëm


Një shikim nga brenda: Anwar Gargash


Ministër për Çështjet e Parlamentit


EBA dhe Mbretëria e Bashkuar (Britania) janë miq të mirë dhe si të gjithë miqtë e mirë, nuk kemi pse t’i marrim problemet majë më majë. Ligjet dhe institucionet e të dyja vendeve tona janë të mbështetura në Vlera dhe Besime – të paprekshme, të pamatshme, por tepër kritike për stabilitetin dhe zhvillimin.


Më i rëndësishëm se gjithçka është respekti për lirinë e njerëzve për të jetuar ashtu siç ata e dëshirojnë: shkurt me dhe në tolerancë. Kulturat që mbrojnë tolerancën kanë një sens mjaft të fuqishëm mbi atë çka nuk duhet të tolerohet: pikërisht, mostolerim për ata që predikojnë që njerëzia duhet të persekutohet për shkak të besimeve të tyre.


Në EBA, kjo tolerancë është nën kërcënimin e një grupi të quajtur apo më mirë të vetëquajtur Islah, që fshihet, gjen strehëz dhe mbulohet nën ombrellën e Vëllazërisë Myslimane. Ndërsa në anglisht, Islah do të thotë pretendim për demokraci, në arabisht ai shpërfaq programin dhe axhendën e vërtetë, e cila është të largojë, dëbojë minoritetet fetare nga vendet e Gadishullit Arabik, mbylljen e kishave dhe tempujve, kthimin prapa të të drejtave të grave dhe zbatimin e një interpretimi vetjak të Ligjit Islamik. Pra larg nga të mbrojturit e të Drejtave të Njeriut, ky grup do dhe synon e punon që të shkelë me këmbë tërë këto të drejta të këtyre entiteteve.


Kjo intolerancë jo vetëm shkon ndesh katërcipërisht me kulturën emiratase, por për më shumë, e minon, gërryen nga poshtë dhe nga brenda atë. Më shumë se 7 milionë shtetas të huaj jetojnë e punojnë në EBA (përfshirë më shumë se 100 mijë britanikë). Kristianë, hindu dhe çdo lloj feje tjetër praktikohet lirshëm në EBA. EBA është i pari shtet arab në indeksin e OKB për Zhvillimin Human. 70% e të shkolluarve nga universitetet tona janë femra, ashtu si edhe katër gra ministre në qeverinë e EBA-s.


Janë pikërisht të tilla politika, të cilat na bëjnë tabelë qitje, target sulmi për ekstremistët, një kërcënim që ne e marrim shumë seriozisht.


Për më shumë se 10 vjet, trupat tona kanë luftuar krahas atyre britanike në Afganistan, forcat tona ajrore kanë ndihmuar NATO-n për zbatimin e zonës së ndalimit të fluturimeve në Libi. Ne punojmë me kombe të tjera në luftën antiterror, për të mundësuar dështimin e bombave dhe eksplozivë të terroristëve, të cilët keqpërdorin emrin e Islamit.


EBA ndihmoi të çonte për kujdes shëndetësor në Birmingem, Malalën, vajzën trime të qëlluar prej talebanëve, sepse ne lavdërojmë dhe respektojmë të drejtën e çdo vajze për shkollim.


EBA nuk ka një sistem shumëpartiak si në Britani, edhe pse elektorati përzgjedhës (zgjedhor) për Këshillin Tonë Federal Kombëtar (Parlamenti) u zgjerua së tepërmi vitin e kaluar me më shumë se një të tretën e të rriturve me të drejtë vote.


Jemi të angazhuar për më shumë përparim në këtë fushë. Por sidoqoftë ecuria, rrugëtimi ynë duhet të jetë gradual. Kur ne shohim rreth nesh në rajon, apo kur konsiderojmë sfidat e ngritura prej “Pranverës Arabe”, ne përpiqemi dhe luftojmë të identifikojmë një model politik që nuk krijon shoqëri të përçara e të ndara në tribu, klane dhe grupe sektare.


Në kohë sfidash, ne duhet të qëndrojmë krah për krah kundër atyre zërave nga ekstremistë të dhunshëm, të sigurojmë hapjen e duhur dhe që toleranca të mbizotërojë.


Institucionet tona politike mund të jenë të ndryshme, por shumica e vlerave më të thella, janë të ndara mes nesh me të vërtetë dhe prandaj ne duhet t’i mbrojmë ato së bashku.


Botuar në “Times”.


Përktheu: Ambasador Behar Bejko, Ambasador në EBA.