Ceremonia
Në një tjetër ceremoni të organizuar dje në Kuvend, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka nderuar një sërë personalitetesh për kontributin e tyre. Pjesa më e madhe kanë qenë artistë e shkrimtarë, por nuk kanë munguar edhe nga fusha e mjekësisë. Lista përfshin personalitete të kulturës të ndarë kohë më parë nga kjo jetë, por edhe ata që vazhdojnë të jetojnë. Mes tyre edhe shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, të cilët edhe pse priteshin, nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoni. At Gjergj Fishta, Eqrem Çabej, përkthyesi Pashko Gjeçi, publicisti Faik Konica, shkrimtari Fatos Kongoli, tenori Saimir Pirgu, poeti Lasgush Poradeci, poeti Ali Podrimja, përkthyesi Gjon Shllaku, piktori Ibrahim Kodra, dinastia e fotografëve Marubi, kompozitori Çesk Zadeja, përkthyesi Jusuf Vrioni, piktori Vangjush Mio, shkrimtarët Martin Camaj, Mitrush Kuteli e Azem Shkreli, kompozitorët Prenk Jakova e Tonin Harapi, piktori Lin Delija, akademiku Sabri Hamiti, sopranoja Inva Mula dhe i ati tenori Avni Mula, etnologu Rrok Zojsi, studiuesi Aurel Plasari, aktori Reshat Arbana. Lista ka vazhduar me përkthyesin Robert Zhvarc, me Eqrem Vlorën, grupin “Lira”, kompozitorët Tish Daija e Ibrahim Madhin etj., aktorin Sandër Prosi, studiuesin Selman Riza, etj., kanë qenë disa nga personalitetet e vlerësuara.