Bundesliga – Një Bajern i pafuqishëm në fushë barazon 1-1 përballë rivalëve të Bavarisë, Nuremberg. Pa Ribery, Robben, Lahm dhe Badstuber, ekipi i Jup Heynckes shfaqet jo shumë në formë dhe nuk arrin të dalë me fitore nga fusha mike, pavarësisht se Nuremberg luajti me 10 lojtarë për 15 minuta. Bavarezët e Heynckes kaluan në avantazh menjëherë me Mandzukiç pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare, por menjëherë në fillim të pjesës së dytë Nuremberg gjeti golin e barazimit me Feulner dhe iu afrua shumë avantazhit në pak minuta në disa raste me Neuer që tregoi një formë të shkëlqyer. As 15 minuta me 10 lojtarë nuk u mjaftuan djemve të Heynckes për të gjetur golin e fitores.


Ndërkaq, kampionët në fuqi të Borusia Dortmund kaluan pa asnjë problem Greuther Furth të Mërgim Mavrajt me këtë të fundit, që luajti titullar, por nuk mundi të bënte asgjë për të ndaluar furinë e verdhekuqve, të cilët mbyllën sfidën që në pjesën e parë, duke kryesuar 3-1 me golat e polakut Lewandowski 3’ e 15’ dhe Gotze në 42’. Për miqtë shënoi Stieber. Renditja vijon të kryesohet nga Bajern Mynih me 31 pikë, Eintracht në vendin e dytë me 23 pikë, e Borusia pas tyre me 22 pikë, ndërsa Schalke vijon të mbajë pozitat e ndjekësit të bavarezëve, edhe pse u mund 2-0 nga Bajer Leverkusen.