“Të mjerët” e Viktor Hygo rivjen pas 30 vitesh

U mbushën plot 150 vjet që kur doli për herë të parë në dritë, në Bruksel të Belgjikës, romani “Të mjerët”, kryevepra e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo. Qysh atëherë e deri më sot, ky roman epope është botuar me qindra herë dhe është përkthyer e botuar në të gjitha gjuhët e botës. Shtëpia botuese “Bota Shqiptare” po e sjell këtë libër përsëri për lexuesin 30 vjet pas botimit të parë shqip në vitin 1982, të përkthyer mjeshtërisht nga Misto Treska. Veprat e Hygoit dhe personazhet e tij ishin një “takim” i fshehtë i lexuesit shqiptar me botën që u ishte ndaluar. Sot këtë mund ta bëjnë lirshëm. Viktor Hygoi është dhe mbetet një shkrimtar i madh përparimtar i shekullit XIX, në letërsinë frënge e atë botërore, dhe vepra e tij madhore “Të mjerët” është një gur i çmuar në kurorën e kryeveprave të shkruara deri më sot. Idenë e romanit “Të mjerët”, Viktor Hygoi e ka bluar dhe përbluar për afro 30 vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe ai ka mbledhur materiale faktike mbi ngjarjet dhe personazhet, ka studiuar shumë gjëra në vend dhe përmes dokumentesh historike, ka mbajtur shënime të shumta. Shkurt ai ka mbledhur lëndën kryesore për të ngritur më pas ndërtesën e këtij romani epope. Atij iu deshën vetëm disa vjet për ta shkruar dhe redaktuar përfundimisht përpara se ta dorëzonte për shtyp, më 1862-shin. Shekulli XIX, në Francë dhe në Europë, ka qenë një shekull i ngarkuar me ngjarje të mëdha shoqërore e politike. Në këtë sfond historik, plot ngjarje të mëdha, Hygoi shkroi “Të mjerët”. Vepra e tij mban vulën e kohës. Te “Të mjerët” autori na ka paraqitur një mori personazhesh nga shtresat më të ndryshme të shoqërisë. Në këtë galeri të madhe, për sa u përket hapësirë dhe kohës, kemi një varg figurash të planit të parë, që përbëjnë boshtin kryesor të romanit dhe të ideve që shpalos autori. Kur themi “Të mjerët” na del menjëherë përpara sysh figura e personazhit kryesor të kësaj vepre, Zhan Valzhanit, e Kozetës, Fantinës, Gavroshit e shumë të tjerëve. Romani “Të mjerët” ndahet në pesë pjesë të mëdha: “Fantina”, “Kozeta”, “Mariusi”, “Idili i rrugës Plyme dhe epopeja e rrugës Sen-Dëni” dhe “Zhan Valzhani”. Secila nga këto pjesë është baras me një roman të zakonshëm. Romani, pra, është shumë voluminoz dhe shtrihet mjaft gjerë dhe shumë thellë në kohë e hapësirë. Tregimi i romanit, fati i personazheve të tij kryesore, sidomos ai i Zhan Valzhanit dhe i Zhaverit, nga pikëpamja e kohës shtjellohen gjatë disa dekadave dhe nga pikëpamja e vendit kalojnë në shumë krahina e qytete të Francës. Në faqet e romanit lëvrijnë dhe veprojnë me dhjetëra personazhe të dorës së parë, të dytë dhe episodikë të të gjitha kategorive shoqërore. Nga ana tjetër, në roman gjejmë kapituj të tërë që kanë të bëjnë me përshkrime vendesh, objektesh, periudhash historike, zakonesh dhe institucionesh, me analiza problemesh politike e shoqërore, me soditje filozofike etj. “Të mjerët”, nga pikëpamja e materialit, është shumë i gjerë e i larmishëm.

Megjithatë, nga ana kompozicionale, i gjithë ky material është i renditur dhe i vendosur me mjeshtëri të madhe, në mënyrë logjike dhe me dorën e një arkitekti të përsosur. “Të mjerët” është një thirrje therëse kundër çdo shtypjeje e dhune dhe një mbrojtje e flaktë e parimeve demokratike dhe e lirisë së njerëzve. Viktor Hygoi vdiq më 22 maj të vitit 1885. Karroca e përmortshme u bë një mal kurorash me lule dhe u vendos nën Harkun e Triumfit. Dy milionë veta e përcollën trupin në Panteon. Ai hyri në Panteon, por jo vetëm. Ai mori me vete dhe bëri të pavdekshëm Zhan Valzhanin, Gavroshin, Kozetën, Fantinën, Anzholrasin dhe të gjithë personazhet e tjera të veprave të tij, aq fort të dashura për lexuesin, që e bënë gjenial autorin e tyre.

Autor te 18 Nëntor 2012. Kulturë, Libri. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Bardhyl Qirjaku

    Nuk jam komentues I nje vepre letrare e aq me pak kritik letrar. Letersia thjesht me ka pelqyer dhe leximi i nje pjese letrare me ka dhene kenaqesi. Edhe une e kam lexuar “Te mjeret” e Hugoit dhe jo pak komente te bera per te si ne gjuhe te huaj ashtu dhe komentet e bera per te nga realizmi socialist. Edhe ne kete shkrim jane thene disa gjera te rendesishme per kete veper. Ajo qe me ben pershtypje eshte se kur flitet per personazhet, ne te gjitha rastet qe kam lexuar, thuhet se jane te panumert por kryesoret jane si thuhet edhe ne kete shkrim:
    “ …Kur themi “Të mjerët” na del menjëherë përparaysh figura e personazhit kryesor të kësaj vepre, Zhan Valzhanit, e Kozetës, Fantinës, Gavroshit e shumë të tjerëve. …”.
    Mbase bej gabim, por ne te gjitha komentet qe kam lexuar per kete veper nuk permendet fare nje prift fshati tek I cili bujti per nje nate Zhan Valzhani dhe kur largohet I vjedh kompletin e lugeve. Kur policet pasi e kane kapur dhe e ballafaqojne me priftin ky I thote thjesht : Ke harruar te marresh dhe shandanet qe te dhurova bashke me luget. Keshtu fillon romani, me nje person si Zhan Valzhani qe u ndesh me dhunen e pushtetit dhe miresine e priftit. Prifti me teper veproi se sa foli dhe kjo na kujton sulmet qe behen me theniet “Mos beni si bej une por beni si them une” E ja, kemi nje prift qe jep shembullin e dashurise dhe te faljes duke bere. Hugoi, mund ta perfundonte me kaq romanin e famshem. Ne vazhdim prifti nuk duket me, por Zhan Valzhani eshte prifti vete ne te gjitha faqet e romanit. A nuk e shpeton nga vdekja armikun e tij te dhunshem Zhan Valzhanin ? E plot raste te tjera.
    Ju faleminderit !

  • Bardhyl Qirjaku

    Kerkoj te falur, ne rreshtin e parafundit eshte bere nje lapsus, ne vend te Zhan Valzhanit duhet thene Zhaveri.
    Ju faleminderit !

  • shqiptari

    Ne vitet 1984-85 e Lexonim fshehuarzi,Viktor Hygoin see po ta merte veshe Doktori.Mund te dhogaritej ndonje dennoncim per Axhitacion propagante.

    • safo

      Genjeshtrat me karar, por kjo e fundit ska b…. te qendroje, me sa duket nuk e ke idene se kush kaqene viktor Hygo, ai kurre nuk kaqene i ndaluar ne Shqiperi o derdimen