Korporata CEZ njoftoi sot për businessëeek.com se po peshon shanset për një gjyq arbitrazhi kundër Shqipërisë pas përpjekjeve për të ndërprerë furnizimin me energji të ujësjellësave, përpjekje që përfundoi me arrestimin e gjashtë punonjësve.
Punonjësit e CEZ në Shqipëri u arrestuan gjatë fundjavës ndërsa po përpiqeshin të ndërprisnin furnizimin të ujësjellësave dhe dy prej tyre janë ende të arrestuar, tha zëdhënësja e CEZ Barbora Pulpanova në një intervistë telefonike për business ëeek. Enti Rregullator i Energjjisë filloi procedurat për heqjen e licencës javën e kaluar.
CEZ filloi të shkëpusë lidhjet me ujësjellësat në fund të javës së kaluar por u detyrua të rilidhë ndërmarrjet për shkak të një vendimi të gjykatës së Tiranës. Menaxhmenti i CEZ po vlerëson mundësinë për një gjyq arbitrashi pasi përpjekjet për të biseduar me qeverinë dhe autoritetet shqiptare kanë dështuar, tha zëdhënësja.
“Situata dukshëm po merr drejtimin nga dalja e CEZ nga Shqipëria,” shkroi Miroslav Adamkovic, një analist financiar në Pragë për klientët e vet. “CEZ po humbën para dhe Shqipëria ka ndaluar të gjitha pagesat e energjisë elektrike këtë verë.”
CEZ ka raportuar se ka humbur 190 milionë dollarë në Shqipëri gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, gjë që ka ulur fitimet e përgjithshme të grupit.
“Deri tani nuk kemi patur ndonjë koment nga autoriteti rregullator,” tha Pulpanova. “Ne kemi një takim të skeduluar këtë javë me përfaqësues të qeverisë shqiptare, por qeveria ka qenë deri tani e pakuptueshme.”
Nuk është e qartë se çfarë pasojash mund të ketë Shqipëria nga një gjyq arbitrazhi, por gjyqe të tilla me korporata të huaja në të shkuarën nuk kanë përfunduar shumë mirë për Shqipërinë. Në një rast të tillë, korporata General Electric arriti t’i vendosë Shqipërisë një gjobë prej 20 milionë dollarësh për shkak të prishjes së një marrëveshjeje të nënshkruar. Gjyqet e arbitrazhit janë kryer gjithmonë larg vëmendjes së shqiptarëve dhe mbi to publiku nuk ka mësuar asgjë. Lajmi i gjobës së General Electric u zbulua vitin e kaluar falë publikimit të kabllogrameve të diplomacisë amerikane.